GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Manja: 8 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia, por nuk janë simbol i korrupsionit

11:03 - 09/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“6 ministra pritet të ekstradohen”, Manja i përgjigjet Berishës: Sajesë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thotë se “asnjë zyrtar i lartë” i dënuar nga Gjykata e Posaçme apo që ka qenë dhe është simbol i goditjes nga SPAK, nuk ka përfituar nga amnistia.

Në fjalën e tij në Parlament duke u përgjigjur në interpelancën e kërkuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj, ministri Manja theksoi se nga amnistia kanë përfituar 8 persona të dënuar nga GJKKO, por kanë qenë nëpunës të shtetit ose qytetarë të zakonshëm dhe jo zyrtarë të lartë apo simbol të korrupsionit në Shqipëri.

“Nuk kam mashtruar askënd por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar apo ish-zyrtar të lartë të hetuar apo dënuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar nga amnistia me ulje dënimi dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive,  janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik janë vetëm 8 dhe asnjëri prej tyre nuk është simbol i korrupsionit në Shqipëri”.

Megjithatë, ministri i Drejtësisë u shpreh se personalisht mendon që amnistia e vitit 2024 ishte e butë dhe do të duhej të ishte më e gjerë se kaq.

“Nëse doni mendimin tim, po, kjo amnisti në raport me nevojat dhe të garantimit të standardeve të të dënuarve me standardet europiane të burgjeve, kjo amnisti është e butë. Do duhet të ishte më e gjerë se sa ishte. Sepse sot që flasim, në burgje janë 4918 të paraburgosur dhe të dënuar”.

Manja renditi edhe shkaqet përse u ndërmorr amnistia penale.

“Mbipopullimi, gjendja e rënduar e paraburgimit, pandemia dhe gjendja shëndetësore e mjaft prej të dënuarve, kohëzgjatja e vuajtjeve të dënimit, rritja e kostove financiare dhe mungesa e burimeve njerëzore”.

Etiketa: amnistia penale]ManjaUlsi Manja

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Para
Media greke: Rama pa ambient për takimin në Athinë, kryebashkiaku i refuzon kërkesën

Media greke: Rama pa ambient për takimin në Athinë, kryebashkiaku i refuzon kërkesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com