GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Manja përplaset me Flutura Açkën në Kuvend: Shko lahu te pishinat e Irfanit

20:51 - 08/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Manja përplaset me Flutura Açkën në Kuvend: Shko lahu te pishinat e Irfanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debate të forta ka pasur ditën e sotmë në Parlament mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetes së PD-së Flutura Açka. Fillimisht debati nisi mes deputetit tjetër Helidon Bushatit dhe ministrit për çështjen e krizës energjetike dhe vendimit të fundit të qeverisë për çmimet. Manja mori fjalën nga vendi, e ndërsa kritikonte Bushatin në një moment i ndërhyn deputetja Açka. Pas ndërhyrjes së Açkës, Manja i drejtohet deputetes me fjalët “ik lahu tek pishinat e Irfanit”, gjë që nuk i pëlqeu deputetes.

“Në fakt unë nuk jam ekspert i fushës në energji siç është z.Bushati, por ama duhet të jemi seriozë z.Bushati. Mua më vjen keq që në 2013-ën shqiptarët vendosën me votë ta ndërpresin vizionin e madh të PD-së për t’u bërë eksportuese e energjisë. Po bëhuni pak seriozë! Të lutem zonjë, shko atje tek Irfani ti të lahesh në pishinë se s’kam fjalë me ty. Të lutem z.Bushati të jemi një çik seriozë, Shqipëria në vitet 2009-2013 quhej Republika e gjeneratorëve. Nga 2013 e sot shqiptarët ja ku janë, nuk ke gjenerator ku ti ndezë. Edhe spitalet punonin me gjenerator. Sa për humbjet në rrjet pastaj, që t’i qahesh se ishte vizioni juaj, mos flasim për humbjet që ishin mbi 50%. Mos dilni këtu e të bëni ekspertin kur Shqipëria, e ka menaxhuar dhe po e menaxhon krizën energjetike përkundër rritjes së çmimeve në mënyrë të shkëlqyer. Rrini tek Republikane gjeneratorëve e mos hyni këtu t’u shisni shqiptarëve vizionin tuaj për 2015-ën, fuqi eksploruese në Ballkan”– tha Manja.

Açka iu përgjigj se ku lahet ajo është punë për të. Madje i kujtoi Manjës se kolegët e tij të maxhorancës kishin pushuar tek resorti në fjalë. Ndërsa ajo kishte shkuar për shkak të detyrës.

“Nëse kam ndërhyrë nga vendi kërkoj ndjesë. Nuk kam turp fare të kërkoj ndjesë për gabimet e mia, por ju tërheq vëmendjen se edhe kur ishte z.kryeministëri këtu, në kohën që u ul zonja Zhupa mbasi foli, kryeministri juaj ka folur 10 minuta dhe është tallur 10 minuta dhe e ka bullizuar 10 minuta deputeten. Ku e gjen ky njeri kurajon të flasë nga vendi, dhe madje mos t’i bëni asnjë vërejtje. Ka mundësi, t’i bëni njëherë vërejtje këtij njeriu ku vjen këtu. Kur ju ta bëni detyrën tuaj, unë po. Megjithatë unë prap po kërkoj ndjesë sot nëse unë kam bërë gabim, por zotëria i nderuar, ministri, nuk ka të drejtë fare të më përmendë mua pishina, kur në fakt e thanë vetë punëtorët e resortit që kanë qenë aty njerëzit tuaj. Vetëm sa nuk ju treguan dashnoret, të gjitha i treguan, e lanë dhe kafshuan gjuhën vetëm tek dashnorët. Kështu që para se të më përmend mua pishinat, unë kam qenë aty si kryetare e Komisionit të Medias, sepse e di që me paratë e atij resorti, mbahet një media shumë prestigjioze në Shqipëri, ndër të vetmet që të paktën nuk e ka ulur shpinën para publikut.  Prandaj kur të flisni për mua herë të tjera ejani me fakte. Se ku lahem dhe kur lahem unë është çështja ime, por kur të keni fakte publike, ejani këtu dhe unë do t’ju kërkoj ndjesë. Megjithatë për pjesën që fola ju kërkoj ndjesë. Kaq kisha” – tha Açka.

 

Etiketa: Flutura AckaIlsi ManjaIrfanikuvendperplasetpishina

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, politika në Shqipëri shpreh ngushëllime

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, politika në Shqipëri shpreh ngushëllime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com