Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook për organizimin e Samitit të Berlinit në Tiranë.
“Edhe kur vdiq Enveri nuk e mbajtëm kaq gjatë bulevardin e bllokuar”… , shkruan Manjani.
“E sigurte është që nuk kishte evropianë, zyrtarë jo e jo,kur e varrosëm Enverin. Ja erdhën sot për ta përkujtuar 115 vjetorin e lindjes së tij”.
Postimi:
Epo të bllokosh rrugët për 24 orë se do inaugurohet rihapja e piramidës së Enver Hoxhës, s’na kishte vajtë mendja.
Edhe kur vdiq Enveri nuk e mbajtëm kaq gjatë bulevardin e bllokuar…
E sigurte është që nuk kishte evropianë, zyrtarë jo e jo, kur e varrosëm Enverin. Ja erdhën sot për ta përkujtuar 115 vjetorin e lindjes së tij.
E rilindëm edhe Enverin, me summit Evropian madje…
Discussion about this post