GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Manjani tregon parapaskenat e reformës në Drejtësi: Çfarë premtoi ambasadori amerikan

12:14 - 01/08/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Ylli Manjani: Mos lexoni raportin e DASH, por dëgjoni delet e ambasadës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur dritë mbrëmjen e djeshme në Euronews Albania mbi prapaskenat e debatit dhe vendimeve që shoqëruan votimin e Reformës në Drejtësi. Sipas Manjanit, një nga elementët kyç, dhe ndoshta më i diskutueshmi, ishte garancia e dhënë se liderët kryesorë të politikës nuk do të prekeshin nga kjo reformë.

Manjani ka deklaruar se Donald Lu, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, kishte siguruar se “nuk do të preken liderët e politikës”. Më tej, ai tregon se vetë ai kishte përgatitur një nen të posaçëm në draftin e reformës që pasqyronte këtë garanci.

Megjithatë, Manjani thekson se ishin vetë politikanët ata që kundërshtuan një nen të tillë, sipas tij, për arsye imazhi politik. “Berisha ka dalë i pari, ka thënë ‘jo’, Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: ‘S’keni frikë ju, e heqim’,” rrëfen Manjani, duke sugjeruar se refuzimi ishte një lojë strategjike për të ruajtur një pamje publike të integritetit.

Për Manjanin, cilësia e ligjeve të reformuara është shumë e dobët dhe, me kalimin e kohës, ajo rezultoi se ishte një mjet për të fuqizuar pozicionin e Kryeministrit Edi Rama. “Koha tregoi që Reforma në Drejtësi ishte një mjet për të fuqizuar Edi Ramën. Në qoftë se, cilido që është në qeveri dhe merr drejtësinë e ndryshuar, e merr si mjet këtë dhe e përdor. Politika është imazh dhe në fund të ditës Rama e ka pasur kartë këtë në fushatë,” shpjegoi juristi.

Ai theksoi ngarkesat politike të liderëve të atëhershëm: Meta kishte ngarkesa me video, Berisha me të shkuarën, dhe Basha që kishte qenë i pandehur. Këto prapaskena sugjerojnë se, pavarësisht retorikës publike, interesat politike mund të kenë peshuar më shumë se parimet e reformës.

Etiketa: Donald LumanjaniReforma ne DrejtesiYlli Manjani

Lajme të lidhura

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron Trump: Teherani i gatshëm për përshkallëzim
Botë

Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron Trump: Teherani i gatshëm për përshkallëzim

20:22 - 07/03/26
Para
Kosovë/ Qeveria heq tarifën doganore për produktet amerikane

Kosovë/ Qeveria heq tarifën doganore për produktet amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com