GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Manual praktik për gazetarët në konferencë shtypi me Kryeministrin

21:58 - 28/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

Mbasi pashë në internet video nga pyetje-përgjigjet në konferencën e shtypit të Kryeministrit Rama të premten (25 gusht) po shkruaj një shënim me shpresë se mund të jetë i dobishëm për gazetarë profesionistë e kurajozë. Për sot dhe për nesër e pasnesër.

Rama duke theksuar pa mbarim e formalisht me të drejtë përgjegjësisë personale të vartësve të tij (të kapur në keqbërje nga gjyqësori) rrekej në fakt të evitonte përgjegjësinë e vet personale dhe institucionale.

Nëse gazetarët që ndjekin skandalet e fundit kanë mbaruar me pyetjet konkrete faktet dhe duan të fokusohen te përgjegjësia personale e poltikanëve përgjegjës dhe te pasojat konkrete në vijim të kësaj përgjegjësie personale, atëherë lipset të bëjnë nga një pyetje konkrete, të thjeshtë e të fokusuar e konkrete. Me premisën e sforcuar se Rama ishte nisur për mirë dhe vetëm muajt fundit po e kuptonte se pas shpinës së tij dhitë qeveritare kishin mësyrë në pemishte.

Disa shembuj më poshtë:

1- Zoti KM! A duhej të ndërhynit ju me auditin tuaj kur për abuzimet e korrupsionin që sot zbardh akuza penale para disa vitesh ngriti alarmin opozita? Ose AKSH OJF? Ose Kontrolli i Lartë i Shtetit?

2-Pse duhej të priste një kryeministër dorëjashtë prangat e akuzat mbi ministrat e tij për të kuptuar se cfarë kishte ndodhur? D.m.th., për të kuptuar se çfarë kishte firmosur e shkaktuar?

3- Qeveria juaj ka kundërshtuar nismën për pezullimin e sekuestrimin e në rastin e PPP-ve korruptive me shpjegimin se rrezikohej arbitrazhi (për Agon Channel nuk kishit druajtje). Por tani, që kjo u bë jo me nismën tuaj, por me nismën e një organi jashtë qeverisë a ndjeheni keq? A mendoni që ju thjesht gabuat? Apo ndikuan interesa të caktuara?

4- Ju i keni quajtur inceneratorët “krenaria ime”. A e dinit atë kohë që koncesionari në arrati arkëtonte miliona taksaparë dhe nuk ka ndërtuar edhe sot një incenerator si p.sh., në Tiranë?

5- Me njohuritë e sotme do e tërhiqini shprehjen “krenaria ime”?

6- A quani normale që personat të cilët sipas aktakuzës janë të përfshirë dhe me gjasë me përgjegjësi në dy skandalet “inceneratorët” e “sterilizimi” të vazhdojnë të jenë ministra, deputetë në grupin PS dhe drejtorë në Kryeminstrinë tuaj?

A mos duhet ndonjë lëvizje e ndryshim aty për të ruajtur besimin e publikut te këto institucione dhe për të mbrojtur nga risku paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe evropianë?

Po e ndërpres këtu me një gjysëm duzine pyetje. Gjithkush mund të vazhdojë të shtojë pyetje si t’ia marrë mendja. Edhe më e rëndësishme është që këtë ta bëjnë gazetarët. Dhe që t’ia drejtojnë pyetjet Ramës në mundësinë e parë, nëse do e kenë e kurdo që t’a kenë. Edhe pse me gjasë Kryeministri do të japë përgjigje pa përgjigje.

*Ish-ministër dhe deputet

/Panorama

Etiketa: Genc PolloOpinion

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Shfaqet papritur pas 4 vitesh në stacionin e policisë vajza e zhdukur

Personi i armatosur hyn në kampusin universitar në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com