GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

në Kosovë & Rajon, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klima e tensionuar politike në Maqedoninë e Veriut duket se po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në arenën sportive. Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e zhvilluar dy ditë më parë mes FK Vardar dhe FK Tikveš, e përfunduar me rezultatin 7-0 në kuadër të kampionatit vendas.

Gjatë sfidës, tifogrupi ultras i Vardarit, i njohur si “Komiti”, është dëgjuar duke brohoritur në kor thirrje me përmbajtje të rëndë antishqiptare, përfshirë sloganin: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”. Pamjet e këtyre thirrjeve u publikuan fillimisht në një faqe online, por u fshinë pas rreth 30 minutash.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje një problem të përsëritur në stadiumet e vendit fqinj, ku retorika nacionaliste dhe diskriminuese shfaqet herë pas here. Këtë herë, incidenti vjen në një moment të ndjeshëm, pas protestave të studentëve shqiptarë që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Lidhur me ngjarjen, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se rasti përbën vepër penale “dhunë dhe sjellje e pahijshme në ndeshje sportive”. Sipas legjislacionit në fuqi, për persona fizikë parashikohen gjoba nga 600 deri në 1000 euro, ndërsa klubi mund të penalizohet me 1500 deri në 5000 euro në rast se nuk ndërmerr masa për të parandaluar sjellje të tilla.

Ngjarje të tilla ngrenë shqetësime serioze mbi ndikimin e tensioneve politike dhe etnike në sport, një hapësirë që teorikisht duhet të bashkojë, por që në raste të tilla shndërrohet në arenë përçarjeje.

Etiketa: kore racisteMaqedoni

Lajme të lidhura

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar
Sport

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!
Sport

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët
Sport

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Para
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26

Një i moshuar ka deklaruar se do të vijojë të protestojë dhe Rama duhet të japë dorëheqjen e panegociueshme. “Është...

Lexo më shumë
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com