GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Maqedonia e Veriut, Zaevi dorëhiqet në fund të dhjetorit, pritet të formohet qeveria e re

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut, Zaevi dorëhiqet në fund të dhjetorit, pritet të formohet qeveria e re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut duket se nuk do të zgjidhet para janarit.

Procedura nis me zgjedhjet brenda partiake për kryetar të LSDM-së më 12 dhjetor dhe vijon më pas periudha për ankesa ndjekur procedurat për verifikimin e mandatit të tij brenda organeve të partisë.

Sipas ALSAT, zgjedhjes së kryetarit do t’i pasojë zgjedhja e nënkryetarëve dhe organeve të tjera të partisë. E gjithë procedura pritet të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor. Nga LSDM-ja thonë se proceset do të diktojnë njëra tjetrën dhe për këtë nuk ka një periudhë të definuar në mënyrë precize.

“Fillimisht të zgjidhet kryetari dhe pastaj organet e partisë. Më pas organet e partisë do të sjellin vendime të këtilla. Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë edhe të çështjeve të rëndësishme për fillimin e negociatave me BE-në. Të gjithë këto procese do të jenë në kuadër të këtyre proceseve të planifikuara dhe të thëna publikisht nga kryeministri dhe kryetari aktual Zoran Zaev”, ka thënë Zhaklina Llazarovska nga LSDM.

Në garë për të parin e LSDM-së janë Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski. Kovaçevski ka mbështetjen e Zaevit i cili duket se ka mbështetjen e plotë të tij teksa i drejtohet si mandatar i ardhshëm. Pasi të përfundojnë proceset brendapartiake, Zoran Zaevi njoftoi se do të deponojë në Kuvend dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit. Pasi të konstatohet dorëheqja e Zaevit, konstatohet dorëheqja e të gjithë qeverisë.

Kreu i Kuvendit njofton presidentin se kryeministri është dorëhequr dhe presidenti, në afat prej dhjetë ditësh, duhet t’i japë mandatin partisë ose partive që kanë shumicën. Mandatari i ri duhet të propozojë kabinetin e ri qeveritar dhe programin e Qeverisë para deputetëve në Kuvend.

Jozyrtarisht, edhe partitë politike të shumicës parlamentare besojnë se gjysma e dytë e janarit pritet të jetë periudha e konkretizimit të gjithë këtyre procedurave.

Etiketa: Maqedonia e VeriutZaev

Lajme të lidhura

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Para
10 ditë nga ngjarja në Deçan, familja e shoferit: Të kapet autori, nuk ia kishim kujt borxh

10 ditë nga ngjarja në Deçan, familja e shoferit: Të kapet autori, nuk ia kishim kujt borxh

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

Kandidati për President në Austri apel Ramës: Mos derdh asnjë pikë gjaku të shqiptarëve për të qëndruar në pushtet

10:23 - 27/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos derdhë asnjë pikë...

Lexo më shumë
“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

10:10 - 27/10/26
E rëndë në Fier, dy persona i japin fund jetës duke u vetëvarur

Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-juristi i Kadastrës së Fierit (Emri)

09:58 - 27/10/26
Aktivistja: Policët përdoren si kavie nga drejtuesit, do japin llogari për dhunën ndaj protestuesve

Aktivistja: Policët përdoren si kavie nga drejtuesit, do japin llogari për dhunën ndaj protestuesve

09:50 - 27/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com