GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Maqedoninë do e shkatërrojë pafajësia e të fajshmëve!

12:18 - 19/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria ka arrit deri aty ku ka edhe më keq!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Nëse niseni nga Shkupi për në Dibër, ju pret një befasi jashtë çdo logjike: që nga ora dhjetë e paraditës, e deri në orën gjashtëmbëdhjetë pasdite, rruga për në këtë qytet është e mbyllur!

Në ndërkohë, deri sa të arrini te liqeni i Mavrovës, nga ku edhe nuk mund të shkoni më tej, nuk ka asnjë shenjë apo paralajmërim se të pretë udhë e pakalueshme.

Dhe pasi keni kaluar qindra kilometra udhë, i pyetni dy punëtorët që ju ndalojnë se si është e mundur të mbyllet qarkullimi në këto ditë vere dhe në këtë të nxehtë? Ata, duke u ndje keq, thonë se nuk kanë si të të ndihmojnë dhe se nuk janë fajtorë.

Pastaj kërkon shpjegim nga Komuna e Dibrës dhe vazhdon të pyesësh se a është normale ta mbyllësh rrugën tani kur kthehen mërgimtarët, por edhe ata të thonë se je drejtuar në adresë të gabuar dhe se fajtorin duhet kërkuar diku tjetër.

Të pafajshëm e shpallin vetveten edhe përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë, edhe ata të policisë, si dhe të gjithë të tjerët që nuk dinë të shpjegojnë pse riparimi i rrugës për në Dibër zgjat më shumë se sa ndërtimi i Murit Kinez?

Me çka del se të fajshëm jemi ne që kemi besuar se jetojmë në shtet ku në mos më shumë, çdokush e dinë se Rruga e Madhe, se udha nga kalon kortezhi me tabut dhe dasmorët me nuse, kurrë nuk mbyllet.

Por sidoqoftë, ti përnjëherë e kupton se jeton në shtet ku askush nuk është fajtorë për asgjë, dhe të cilin shtet mbase edhe do e shkatërrojë pafajësia e të fajshmëve.

Po pra, e kupton se edhe nuk mund të jetë ndryshe në një Maqedoni ku askush nuk e dinë se kush është fajtorë për rastin e ‘Sopotit’, për ‘Monstrën’, për likuidimin e Harun Aliut me shokët, për tragjedinë e Kumanovës, për projektin deshqiptarizues ‘Shkupi 2014’, për botimin e Enciklopedisë maqedonase që i fyen shqiptarët…,por të gjithë e dinë se kryetari i BDI-së është më i ‘merituari’ për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe për hapjen e negociatave me BE-në. E madje edhe për ardhjen në Maqedoni të epokës së internetit dhe telefonave celularë.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Vrasja në Shkodër, Alibeaj akuza qeverisë: Bandat kanë vrarë shtetin

Hapja e negociatave, Alibeaj: Sot ditë e mirë për Shqipërinë, por qeveria Rama në 9 vite e paaftë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ku dy...

Lexo më shumë
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com