GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran: Pse e lashë jashtë liste Brojën

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran:  Pse e lashë jashtë liste Brojën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas publikimit të listës për ndeshjet e Ligës së Kombeve në fund të shtatorit te Shqipëria, ka folur para mediave trajneri i Kombëtares, Rolando Maran. Ai është ndalur në tema të caktuara, aty ku kryefjala kishte të bënte me emrat e thirrur, sikurse ata të lënë jashtë.

Lojtarët që do donit t’i kishit por që aktualisht nuk janë në gjendje?

Sigurisht që kushtëzimet mund të ndikojnë. Listën për ta bërë, jam fokusuar te momenti dhe atë çka kanë bërë gjatë javëve të fundit.
Rikthimi i Etrit Berishës dhe mungesa e Bajramit e Brojës, pse këto zgjedhje?

Berisha ka treguar që ka cilësi të mira, por edhe duke u ndikuar nga dëmtimi i Strakoshës. Përsa i takon Nedim Bajramit dhe Armando Brojës, kam vlerësuar kushtet e përgjitshme. Kombëtarja nuk është një portë që mbyllet. Por këto janë zgjedhjet që janë bërë në këtë rats.

Dy afrimet e reja, Sina dhe Kerojta. Çfarë ju bindi?

Për Kerjotën, e kemi studiuar që nga sezoni i kaluar. Ai bërë shumë mirë sezonin e kaluar. Ka karakteristika që mund të ndihmojnë Kombëtaren. Sina është lojtar që është vënë në evidencë kohët e fundit. Luan në një kampionat të vështirë, por ka qenë protagonist dhe ka shënuar gol. Mbetet për t’u vlerësur nëse do ketë vazhdimësi me ekipin tonë apo do vijoi te Shqipëria U21.

Për veç Alijit, nuk ka asnjë emër nga Superiorja?

Mund të kishte edhe lojtarë të tjerë të grumbulluar. Janë bërë zgjedhje të tilla për shkak të mungesave. Kam parë edhe nga afër lojtarë të tjerë, por i kam besuar këtij blloku. Kampionati ka lojtarë interesant dhe shpresoj që në vijim të grumbullojë emra të tjerë.

Talentët e rinj, çdo Kombëtare fton lojtarë të rinj dhe të talentuar. Te Shqipëria duket se nuk i jepet besim, 16, 17 apo 18-vjeçarëve, si Tolaj, Muslika apo Kulla. Ka ardhur momenti të guxojmë?

Shumë shpejt do të shohim lojtarë të grumbulluar edhe të rinjt. Rikthehemi edhe me datë 19 maj, që është objektivi për vendin e parë në Nations League. Emrat që përmendet janë në sulm, që ka lojtarë me eksperiencë në të. Kemi sjellë Sinën si risi. Janë lojtarë sulmues këta që përmende. Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra në pozicione të duhura. Objektivi im është që ta çoj përpara grupin. Sigurisht që do të kemi hapësira për të futur edhe lojtarët e rinj. Mund të zgjedhin Kombëtare tjetër nëse nuk i marrim? Interesi që ne kemi për ta, ata e dinë shumë mirë, besimi tek këta lojtarë. E kemi treguar në forma të ndryshme, por duhet të jenë edhe kushtet që të ndodhë.

Me mungesën e Strakoshës, e keni thirrur Berishën për të luftuar në të ardhmen edhe ai për titullar, apo do të jetë vetëm për këtë fushatë të Nations League?

Kam folur shumë qartë me lojtarin. Për mua është e rëndësishme që kur një lojtar mbron ekipin, për mua s’ka rëndësi mosha. Ai është një nga portierët më të mirë që ka Shqipëria. Nëse edhe Strakosha do të ishte i grumbulluar, do të zgjidhja nga ana fizike. Kam shumë besim tek potenciali i tij, por do të shihet.

Adri Mehmeti, Brajan Gruda dhe Arda Kurtulan në Kombëtare të tjera, i keni kontaktuar?

Të gjithë e dinë interesin, në mënyrë direkte apo jo. I kam krahët e hapur për të gjithë lojtarët që duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Janë bërë të gjitha, por kështu është zgjedhur. Unë dua të flas për lojtarët që janë pjesë e kësaj liste.

Sulmuesit shënojnë gola me klubet, por nuk shënojnë me Kombëtaren. Mund t’ia dilni ju që ata të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë?

Shpresoj që të kenë ruajtur disa gola edhe me ne. Nuk ishte e lehtë për të bërë këtë listë, ka edhe lojtarë të tjerë që i doja. Unë besoj te potenciali i tyre dhe shpresoj të bëjnë mirë, pasi e kanë eksperiencën e duhur.

A do të vazhdojmë të njëjtën mënyrë loje si në miqësoret e para. Nëse nuk rezultojnë pozitive, do të bëni një hap pas për të ndryshuar mënyrën e lojës?

Mendoj që në ndeshjet e qershorit u bënë gjëra negative dhe pozitive. Kemi marrë indikacione të rëndësishme që duhen shfrytëzuar në këto ndeshje. Të punohet me gjëra të ndryshme, duke u varur nga karakteristikat e lojtarëve. Ka gjëra që mund të përmirësojmë dhe t’i bëjmë ndryshe në këto ndeshje të Nations League.

Ndeshja e parë në shtëpi, përballë tifozëve tanë. Por janë katër ndeshje, çfarë presim nga sfida e parë, por edhe nga Nations League?

Unë dua të shoh një Shqipëri që lufton dhe që do të jetë më i mirë se kundërshtari. Çdo lojtar të lëshojë çdo pikë djerse që ka, për të bërë më mirë.

Në ndeshjet e fundit s’jemi paraqitur mirë dhe lojtarët nuk kanë mirëbesim, jo për fajin tuaj. Sipas teje dhe siç thatë që presidenti iu ka kërkuar vendin e parë në Nations League, do të jeni italian në lojë apo do të bëni lojën për të bindur shqiptarët dhe tifozët që ka një të ardhme?

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, cila do të jetë forca jonë dhe mos të kemi frikë. Do të shohim si do të zhvillohet skuadra në fushë, jo vetëm nga sistemi i lojës. Për të arritur besimin dhe vlerësimin, do të ketë rezultate shumë të mira.

Dyshim për mbrojtësin e djathtë, i besoni përsëri Hysajt dhe Ivan Balliut që ka deklaruar dorëheqjen nga Kombëtarja. Nuk patët alternativë tjetër?

Kam zgjedhur këta lojtarë, pasi mendoj se këta janë të duhurit. Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë djathtas, si Sina. Duke marrë parasysh edhe modulin e lojës, që të jemi pak më të avancuar në sulm, kemi lojtarë të përshtatshëm edhe për këto pozicione.

Objektivi i parë në grup, me kundërshtarët që ne kemi, është i realizueshëm ky objektiv?

Me lojtarët që kemi, i kemi të gjitha kartat në dorë për t’i arritur.

Etiketa: brojamaran

Lajme të lidhura

Ndeshjet e Nations League, trajneri Rolando Maran surprizon me listën e kombëtares kuqezi
Sport

Ndeshjet e Nations League, trajneri Rolando Maran surprizon me listën e kombëtares kuqezi

11:14 - 19/09/26
Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian
Sport

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:35 - 19/09/26
Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë
Breaking Views

Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

20:25 - 18/09/26
Para
Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Tiranë! A është Berisha në listën e të ftuarve në pritjen e 2 Tetorit
Aktualitet

Ambasadori i ri amerikan mbërrin në Tiranë! A është Berisha në listën e të ftuarve në pritjen e 2 Tetorit

12:44 - 19/09/26

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, pritet të mbërrijë në Tiranë në fund të javës së ardhshme, ndërsa...

Lexo më shumë
Theu masën e arrestit shtëpiak për të përndjekur një grua, arrestohet 36 vjeçari

Çfarë ndodhi në Tiranë? Qëllohet me armë zjarri në ajër, plagoset një person

12:23 - 19/09/26
Përplasje fatale në Tiranë, 21-vjeçari që udhëtonte me motor nuk mbijeton

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten dhe arratiset (Emrat)

12:13 - 19/09/26
Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

Muzeu prezanton Çerçiz Topullin si ‘dordolec’, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

11:59 - 19/09/26
“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran:  Pse e lashë jashtë liste Brojën

“Këta lojtarë janë të duhurit për të arritur objektivin në Nations League”, Maran: Pse e lashë jashtë liste Brojën

11:43 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com