GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Jam për skuadër agresive”, Rolando Maran flet si trajner i Kombëtares: Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam për skuadër agresive”, Rolando Maran flet si trajner i Kombëtares: Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë deklaratat e para pas zyrtarizimit në krye të ekipit kuqezi, duke shprehur emocion dhe vlerësim për mundësinë që i është dhënë.

ekniku italian ka theksuar respektin për Kombëtaren Kuqezi dhe ka premtuar se do të punojë për të përcjellë në fushë krenarinë dhe pasionin e tifozëve shqiptarë për fanellën përfaqësuese.

‘E kam ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare për të cilën kam vetëm kompilemnte. Duhet të falënderoj presidentin që po më jep mundësinë për të drejtuar kombëtare të një populli shumë krenar.

Është krenari për mua dhe premtimi është transferimi i karakterit tuaj, të dashurisë suaj për këtë fanellë, në fushë, duke kërkuar të japim gjithçka me stafin tim. Për mua është një impenjim moral, sepse është… jam pak i emocionuar… është diçka që e ndiej shumë.’

Çfarë skuadre kërkon të ndërtojë Maran? 

‘Mua më pëlqen të kem një skuadër agresive. Duhet të tregojmë se jemi të fortë në fushë dhe ADN-ja ime është kjo; dua ta transmetoj këtë ide te ekipi. E kam pyetur veten shumë herë dhe nuk e fsheh, duke marrë parasysh që do të drejtoj këtë Kombëtare. Nuk është njësoj si të drejtosh një klub, sepse këtu ekziston një ndjenjë shumë më e fortë përkatësie’.

Njohuritë për Kombëtaren Shqiptare dhe këshillat nga De Biasi

“E njoh mirë kombëtaren. Shumë lojtarë i njoh, pasi kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, madje disa prej tyre i kam rishikuar disa herë. Kam folur edhe me De Biazin, i cili është një mik i mirë dhe një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa sugjerime që i vlerësoj shumë.

Nëse nuk do ta mendoja seriozisht, nuk do të isha këtu. Ka mundësi reale për të arritur objektivat; nuk do të jetë e lehtë, por mund t’ia dalim. Me lojtarët që kemi, kemi mundësi të bëjmë më shumë edhe ndaj skuadrave që në letër mund të jenë më të forta, me synimin për të qenë në krye.”

Etiketa: kombetarekrenarimaran

Lajme të lidhura

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B
Sport

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit
Sport

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit

12:11 - 29/11/26
Para
Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror

Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com