GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Marcelo tregon kundërshtarin më të vështirë që ka patur përballë

17:38 - 26/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
I jep fund futbollit? Marcelo bëhet biznesmen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka lënë mënjanë rivalitetin duke pranuar se Lionel Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij.

 

Mbrojtësi i majtë brazilian përfundoi një periudhë 15-vjeçare në Santiago Bernabeu në vitin 2022 kur i dha lamtumirën Madridit si lojtar i lirë. Pjesa më e madhe e kohës së tij në kryeqytetin spanjoll kaloi në konkurrencë të drejtpërdrejtë me ikonën e Barçës, Messi, me rrugët e tyre të kryqëzuara rregullisht në ndeshjet më të ashpra të El Clasicos.

 

Marcelo pranon se përballja me shtatë herë fituesin e Topit të Artë i paraqiti atij sfidën më të madhe, me argjentinasin që shpesh ishte e pamundur të ndalej ndonjëherë.

Marcelo për The Athletic ka thënë: “Messi është i jashtëzakonshëm, kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë. Të gjithë e dimë për cilësinë që ai ka edhe tani, në moshën 35-vjeçare, dhe më parë ishte e njëjta gjë. El Clasico ka qenë gjithmonë një nga lojërat më të mira për t’u parë dhe luajtur. Unë isha mjaft me fat që u paraqita në një nga periudhat më të mira të Clasicos. Por nuk ishte vetëm Messi, kishte edhe lojtarë të tjerë që ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm.”

 

Ndërsa Marcelo ishte rival i Messit, ai ishte shok skuadre yllin portugez Cristiano Ronaldo për nëntë vite të paharrueshme. Dyshja krijuan një lidhje të ngushtë gjatë kohës së tyre së bashku në Madrid, me veprimet e tyre në fushën stërvitore që shpesh zbukuronin rrjetet sociale. Marcelo për Ronaldon u shpreh: “Kishte shumë video të Cris me mua duke bërë shaka në stërvitje, në festë (“Siuuuh!”) e kështu me radhë, gjithashtu Sergio Ramos, Casemiro, Luka Modric, Karim Benzema… Kam shumë miq në futboll. Sigurisht, ajo që doli në rrjete sociale ishte gjithmonë për Cristianon dhe festën dhe është super normale, por kam edhe miq të tjerë me të cilët bëj gjëra jashtë futbollit.”

 

Pas largimit nga Real Madridi i veteranit brazilian, ai karrierën e vazhdoi në kampionatin grek te Olympiacos, por kjo eksperiencë zgjati shumë pak dhe tani ai është kthyer te klubi i fëmijërisë te Fluminense në Brazil.

Etiketa: marceloSport

Lajme të lidhura

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull
Breaking Views

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A
Breaking Views

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26
Sapo shkeli në kampionatin rus, Gripshi ‘hedh firmën’ e parë me Rubin Kazan(VIDEO)
Breaking Views

Sapo shkeli në kampionatin rus, Gripshi ‘hedh firmën’ e parë me Rubin Kazan(VIDEO)

20:12 - 08/03/26
Para
Arrestohet aktori i ‘Hollywood’

Arrestohet aktori i 'Hollywood'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!
Breaking Views

Emisioni investigativ “Le Iene” apel Edi Ramës: Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë!

23:02 - 08/03/26

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

Lexo më shumë
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit

22:37 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com