GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Marco Mengoni triumfon në Sanremo 2023 me këngën “Dy jetë”

10:33 - 12/02/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Marco Mengoni triumfon në Sanremo 2023 me këngën “Dy jetë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marco Mengoni është fituesi i Festivalit të Sanremos 2023. Kënga e tij, Due vite (Dy jetë) u rendit e para ndër 28 këngët konkurrente. Vendin e dytë e zuri Lazza, të tretin Rain, të katërtin Ultimo, të pestin Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L’essenziale.

Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

‘Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Këto janë fjalët e para pasi Amadeus shpalli fitoren. ‘Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artistëve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë’, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocioni.

Ishte e gjitha një ditë me lot. Gianni Morandi u prek dukshëm gjatë kujtimit të Lucio Dalla, mikut dhe shoqëruesit të aventurave të shkëlqyera muzikore, në hapjen e episodit. Madje edhe sytë e Fedez shkëlqenin kur Chiara Ferragni , bashkëprezantuesja e mbrëmjes së parë, u kthye në skenë. Madje u desh një shami për t’i tharë lotët e Marco Mengonit në sallën e shtypit.

‘Mendoj se kam një problem të madh, mendoj se është një nga defektet e mia më të mëdha. Jam shumë i emocionuar’, tha ai për të justifikuar emocionin që e kishte ndërprerë disa herë.

Ndërkohë, emocione të shumta ka pasur gjatë gjithë natës finale, veçanërisht në momentin kur Amadeus lexoi letrën e dërguar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ovacione ka pasur në sallë edhe për performancat e Gino Paolit dhe Ornella Vanonit, duartrokitje për Depeche Mode, të ftuar ndërkombëtarë të mbrëmjes.

Finalja e Festivalit Sanremo 2023 filloi si zakonisht me himnin Mameli. Këtë herë u luajt nga banda e Forcave Ajrore, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Pas listës së kodeve të televotimit, hyri Gianni Morandi dhe interpretoi disa këngë nga Lucio Dalla, që këtë vit do të kishte mbushur 80 vjeç.

 

 

Etiketa: Kryesore1mengoniSanremo

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
VIDEO/53 vjedhje për 6 muaj, ndalohen 3 adoleshentë në Shkodër

VIDEO/53 vjedhje për 6 muaj, ndalohen 3 adoleshentë në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com