GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mariglen Disha e mbush llogarinë e Shkëlqim Kupës me 500 MLN lekë, paratë e komuniteteve të varfra

15:15 - 15/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Mariglen Disha e mbush llogarinë e Shkëlqim Kupës me 500 MLN lekë, paratë e komuniteteve të varfra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Mariglen Disha duhet t’i kishte mbaruar gjatë verës riparimet e shtëpive të familjeve të varfra në Bashkinë Librazhd. Ndërkohë që tani po merret me pazarin e tenderit, të varfrit duhet të presin verën tjetër për ndonjë rregullim. Në këtë zonë fillon i ftohti herët dhe ka reshje dëbore, por shqetësimi i vetëm i Dishës, është të mbyllë tenderat në favor të miqve të vet. Një nga këta është Shkëlqim Kupa, i cili është favorizuar haptazi nga Disha të përfitojë fondin afro 500 milionë lekë.

Prishja e peshores së vlerësimit në tenderin e bashkisë Librazhd, duke anuar nga kompania “KUPA” shpk, është bërë objekt i sinjalizimit edhe nga Open Data Albania. “Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar kjo procedurë. Shënimi me “Flamurin e kuq” tregon se tenderi ka risk korrupsioni.

Objekti i tenderit është “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfra dhe të pafavorizuara për vitin 2025”.

Fondi Limit i caktuar për këtë qëllim është 47 548 371,00 lekë pa TVSH i financuar nga buxheti i shtetit.

Megjithësë kompania e Shkëlqim Kupës kishte ofertën më të lartë, 45 883 566,00 lekë pa TVSH, komisioni i Mariglen Dishës do ta shpallte fituese më 17 shtator 2025.

Kjo u bë më e lehtë pas skualifikimit të dy ofertave më të ulëta të bëra nga operatorët e tjerë, pavarësisht se diferenca ishte mbi 10 milionë lekë.

Si i fiton tenderat Shkëlqim Kupa?

Kupa shpk është një kompani ndërtimi e themeluar në vitin 2004 nga Qamil Kupa, me qendër në Durrës. Fillimisht kompania kishte si objekt veshjen e gomave të përdorura dhe shitje të mallrave industrialë. Në vitin 2005, shtoi si objekt ndërtimin.

Në vitin 2009, kompania zhvendoset në Paskuqan, ndërsa pronar bëhet Shkëlqim Kupa, i biri i Qamilit. Ky i fundit ia dhuron aksionet të birit. Më pas kompania është zhvendosur në Kashar dhe nga viti 2015 në Kamëz. Kompania e mori hovin nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, meqenëse edhe biznesmeni është me origjinë nga Dibra. Vetëm nga bashkitë, Shkëlqim Kupa ka marrë mbi 90 tendera

Katër tendera i ka marrë nga Mziu me paracaktim, me mungesë konkurrence si dhe duke përjashtuar të gjithë kompanitë pjesëmarrëse të tjera nga gara.

 

Shkëlqim Kupa ka marrë tenderin për ndërtimin e rrugës “Donald Trump” deri te Rruga “Skënderbeu”, me fond limit 13,468,669 lekë dhe ofertë fituese 13 643 770 lekë, tenderin për gjelbërimin e Lumit të Tiranës (Ana e Bashkisë Kamëz) Paskuqan, me fondin limit 31,430,418 lekë dhe ofertë fituese 30,195,780 lekë. Sot në këtë anë të lumit ka vetëm plehra.

Në të njëjtën mënyrë ka marrë edhe tenderin për rrethimin e një pike grumbullimi në Valias me fond limit 4 456,050 lekë dhe ofertë fituese 4 395 923 lekë.

Më 26 nëntor 2020 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do t’i jepte Kupës tenderin me vlerë 1.5 miliardë lekë, për qendrën e Çorovodës. Pesë kompani të tjera, disa me lidhje me Kupën, u skualifikuan sipas skenarit. FSHZH që drejtohet nga Dritan Agolli favorizoi Kupën në në këtë prokurim.

Më skandaloz është tenderi që Shkëlqim Kupa ka marrë me datë 23 nëntor 2020 nga drejtoria e rajonale e OSSH në Tiranë, me fond limit 71,974,389 lekë dhe ofertë fituese 69,854,675 lekë.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë kompania “K.M.K”, e cila ka paraqitur një ofertë më të ulët se Kupa, por që çuditërisht është tërhequr në momentet e fundit. Loja është e dukshme, duke synuar në diferencë sa më të vogël mes fondit limit dhe ofertës fituese të Kupës, për të ndarë më pas paratë.

Në vitin 2018, Shkëlqim Kupa arriti të kapë tenderin 1.24 miliardë lekë, për rehabilitimin e rrugës Yzberisht-Kashar, duke nxjerrë jashtë lojë kompani të njohura ndërtimi.

Një tender me vlerë të madhe ku shkëlqen korrupsioni është bërë nga vartësi Belinda Ballukut në Ujësjellësin e Pogradecit. Prokurimi me objekt “Ndërtimi i rrjetit të KUZ, qyteti Prrenjas” u organizua nga UK Pogradec, më më datë 30 prill 2024. Oferta më e lirë është dorëzuar nga firma Alba Konstruksion, me vlerë 1.8 miliardë lekë, por bashkë me 5 kompani të tjera u skualifikuan nga procedura me argumentin se nuk plotësojnë kriteret e vendosura. Në këtë mënyrë në fazën finale mbeti vetëm firma ‘Kupa shpk’ me propozimin 2.3 miliardë lekë.  Edhe ky tender ka marrë “Flamur të kuq” korrupsioni.

Mashtrimet Kupës me situacionet e punëve publike

Tenderat e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve janë specialitet e kësaj kompanive, ku shpesh është konstatuar mashtrimi në realizimin fiktiv të kontratave. Shkëlqim Kupa gjatë punimeve të ujësjellësit të Lalzit, ka bërë situacione false për punë që nuk ekzistojnë. Vetëm duke mashtruar me transportin e materialit të gërmuar, mbushje me rërë dhe mbushje me zhavorre, janë vjedhur 230 milionë lekë.

Vjedhjet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të veprimtarisë së Ujësjellësit të Durrësit, nën drejtimin e ish drejtorit Spartak Kovaçi, i cili do ta çonte këtë ndërmarrje në falimentim.

Kovaçi i Durrësit i ka dhënë Kupës tenderët kryesorë, me vlerë dhjetëra milionë euro, ku dyshohet se janë vjedhur disa milionë euro, duke zbatuar të njëjtën skemë.

Më favorizimin nga Kovaçi, “Kupa” Shpk  ka marrë tenderat:

Rikonstruksion i rrjetit ekzistues të qytetit të Durrësit, zona 14, Bashkia Durrës (2 milionë euro); Rikonstruksion i ujësjellësit sektori Qendër, njësia administrative Sukth, Bashkia Durrës;

Rehabilitim i linjave të ujësjellësit në lagjen nr.15, ish Punishtja e Makaronave, Rruga “Dardania”, “Gjeneral Telin”, “Vëllezërit Frashëri”, “Pjetër Budi”, Bashkia Durrës;

Përmirësim i furnizimit me ujë, Njësia Adm. Rrashbull, Lagjia Ballë, Bashkia Durrës;

Ndërtim kanali i ujërave të bardha Lgj. Nr.4 Rruga Egnatia Drejtoria e Hekurudhës, Danubi, Hipoteka dhe Rruga ‘Adria’ tek Ura e Dajlanit

; Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në zona në Lagjeve Nr.1, Nr.4, Nr.5, Nr.8, Nr.18, Bashkia Durrës;

Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve në zonën e qytetit, Bashkia Durrës; Rehabilitimi i digës së ujëmbledhësit Arapaj;

Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, Zona 13/2 dhe ndërtimi i Depos 2/2,Loti I, Bashkia Durrës.;

Përmirësimi i furnizimit me ujë Lagjia Nr 1, Vadardhë, Njësia Administrative Sukth Bashkia Durrës;

Ndërtim linje ujësjellësi për lidhjen e depos së re në Arapaj me rrjetin shpërndarës Plazh, Bashkia Durrës; Rikonstruksioni i linjës furnizuese ne depon Nr.3 Arapaj, Rr. “Shkolla Arapaj”, Njësia Adm. Rrashbull, Bashkia Durrës;

Ndërtim rrjet kanalizimi i ujërave të ndotura, lagja nr 1, rruga “Kont Urani” dhe rruga “Ulliri i Cel Islamit” Bashkia Durrës;

Rehabilitimi i ujësjellësit të fshatit Jube ( zëvendësimi i linjës kryesore 250 PE) Njësia administrative Katund i ri, Bashkia Durrës; Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Shënavlash, Nj.Adm.Rrashbull, Bashkia Durrës.

Lista është e gjatë. Vlera është dhjetëra milionë euro që kanë dalë nga thesari i shtetit drejt llogarive të Kupa sh.p.k..

E njëjta lidhje është edhe me kryebashkiakun e Kamzës, ku Kupa u mbush me tendera para zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Mariglen DishaShkelqim Kupatender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

Dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com