GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mariglen Disha firmos 768 MLN lekë për kompaninë e Ballës, jepet pa garë kontrata e riparimit të shkollës

14:43 - 10/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Mariglen Disha firmos 768 MLN lekë për kompaninë e Ballës, jepet pa garë kontrata e riparimit të shkollës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë shkolla të Librazhdit kanë probleme me ngrohjet, infrastrukturën e shpesh edhe me stafin arsimor. Probleme të tilla infrastrukturore ka edhe shkolla e  bashkuar “Shefqet Dosku” që ndodhet në fshatin Dorëz. Bashkia ka vendosur një fond të madh prej 768 milionë lekë për riparimin e saj. Dhe vlera e madhe e fondit limit justifikohet me ngritjen një palestre për këtë shkollë. Por riparimi i saj ka nisur me një kontratë korruptive.

Tenderi është hapur më 3 maj 2024, me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim i palestrës shkolla e bashkuar “Shefqet Dosku”. Procedura ka qëndruar e hapur deri më 21 maj, kur është zhvilluar faza e parë.

Kryetarit Disha nuk i është dashur shumë kohë që të mbyll procesin pasi ka zgjedhur rrugën më shkurt si gjithmonë, duke ia dhuruar kontratën biznesit të favorizuar.

Mundësi për garë të rregullt kishte, pasi u dorëzuan 6 oferta nga kompanitë pjesëmarrëse. Pesë prej tyre ishin oferta më të lira, që fillonin nga 559 milionë lekë deri në 622 milionë lekë.

Por kryebashkiaku Disha nuk e ka marrë në konsideratë asnjërën prej tyre.

Komisioni i ofertave i ka skualifikuar fillimisht 4 kompani që në fazën e parë nga gara për shkak se iu mungonin disa dokumente, si për shembull listpagesa e punonjësve, apo vërtetim që kanë kryer më parë punë të ngjashme. E qartë që ato firmë janë skualifikuar jo në bazë të rregullores. Pas tyre është skualifikuar edhe një kompani tjetër, ndërsa për në fazën finale mbeti vetëm kompania “Ergi” SHPK, që propozoi ta kryejë këtë punë me 768 milionë lekë.

Pasi ishte eliminuar konkurrenca me ndihmën e komisionit, “Ergi” Sh.p.k. u shpall fituese. Deri më datë 9 korrik 2024, kontrata nuk u bë publike. Por, ndërkohë mësojmë se, Open Data Albania i ka vendosur tenderit një ‘Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Përfitimet e Ballës

Në çdo tender ku përfshihet Ergi Shpk, me pronar Nuri Ballën, ngrihet një “Flamur i kuq”, sepse zyrtarët e favorizojnë në shkelje të ligjit. Kështu ka bërë edhe Mariglen Disha.

Kështu, Ergi Balla, administrator  i firmës “Ergi” Shpk është  kthyer në një biznesmen që përpin fondet e bashkive mbështetur në këtë metodë.

Nga kryetari Disha, Balla ka përfituar edhe një tender në  korrik të viti 2023, për të ndërtuar palestër në një shkollë në fshatin Polis. Bëhet fjalë për tenderin me objekt tenderit me objekt “Ndërtim i shkollës së mesme Polis dhe ndërtim Palestre, Bashkia Librazhd”, me vlerë 931 milionë lekë.

Edhe ky tender mban ‘Flamurin e Kuq’ për eliminimin e konkurrencës.

Balla është gjithashtu i përfshirë në aferat e inceneratorëve. Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, kompania shtetërore “ECO-ELB” që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerë 27.5 milionë lekë.

Në vitin 2018, kjo kompani mori tenderin korruptiv “Rikonstruksion dhe shtesë anësore shkolla e Mesme e Bashkuar “ Isa Alla”, fshati Zgosht , NJ.A Lunik. Në të njëjtën kohë përfitoi paratë për “Rikonstruksionin e ujësjellësit të Fshatit Prevallë, Njësia Administrative Lunik.

Gjithashtu në vitin 2018, Balla fitoi tenderin me “Flamur të kuq” “Konstruksion i hapësirës multifunksionale Sportive, Qyteti Librazhd”. Këtu bëjmë një krahasim:

Për këtë rikonstruksion janë dhënë 60 milionë lekë, ndërsa për palestrën e shkollës “Shefqet Dosku” duhen 768 milionë lekë!

Një vit më pas (2019) ERGI ka marrë në dorë asfaltin e Librazhdit duke rrëmbyer paratë e tenderit “Rikonstruksion me asfaltobeton i rrugëve të dëmtuara në qytet dhe njësitë administrative”. Ndërsa në prill 2019, kompania do të favorizohej në tenderin “Shtesë anësore 3 kate dhe ndërtim palestre për shkollën 9- vjeçare Vilson Blloshmi, Librazhd”. Nuk duhet nëse kanë ndonjë lidhje farefisnore me ministrin e brendshëm, Taulant Balla, por zakonisht në rolin e deputetit të zonës ky ka qenë prezent në fillim dhe mbarim të punimeve duke prerë shiritin.

Në vitin 2020, kompani rikthehet në Lunik për tenderin “Rikonstruksion dhe shtim prurje në Ujësjellësin Letem , Njësia Lunik”.

Janë mbi 70 tendera të marra nga kjo kompani që kryesisht u përfituan duke u favorizuar nga kryetarët e bashkive.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimalesterErgi BallaLibrazhdMariglen Dishashkolltenderteneder

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Meta: Mc Gonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Ramën

Meta: Himara po tentohet të merret në mënyrë mafioze nga Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com