GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Marrëveshja me Greqinë, Berisha: Rama ka “paditur” Metën për çështjen e detit

16:28 - 30/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS rrëzoi kandidaturën e Simon Mirakës, Berisha: Akt i shëmtuar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij ka lidhje me bandat kriminale, ndërsa i bëri thirrje kompanive të telekomunikacionit që të zbardhin thirrjet telefonike.

Gjatë deklaratës nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Rama ka “paditur” presidentin shqiptar përballë ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias për çështjen e detit.

“Rritjet e çmimeve janë rritur në mënyrë katastrofale. 3 herë janë rritur më shumë, ju nuk keni problem. Ushqimet po rriten në mënyrë të papërmbajtur të gjithë këto falë bordeve tuaj. Me bordet qeveria ka sigurua  300 milion shtesë në të ardhurat e saj, 300 milionë  euro të grabitur nga xhepat e shqiptarëve me rritjen e çmimeve nëpërmjet borxheve. Unë i garantoj anëtarët e bordeve se do të përgjigjen për krime kushtetuese dhe mos përdoren si vegla të Edi Ramës dhe si hanxhar mbi të varfrit”, tha fillimisht Berisha.

Gjithashtu, Berisha është shprehur se Presidenti i Republikës duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave, sipas tij dhe më pas çështja shkon për në gjykatë, kurse nga ana tjetër Edi Rama që padit Presidentin nuk ka çuar asnjë kërkesë.

“Këto ditë u publikua intervista e ministrit të jashtë të Greqisë mbi të cilat ai informon se Edi Rama ka paditur Presidentin e Republikës. Shqiptarët ta arsyetojnë këtë gjë, unë nuk e kam të vështirë për të vendosur  epitet. Presidenti i Republikës i cili duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave dhe më pas çështja shkon në gjykatë, kurse Edi Rama që padit Presidentin nuk ka çuar asnjë kërkesë. Një kryeministër që padit presidentin kur nuk ka dërguar kërkesë gjykoni vetë çfarë përfaqëson dhe gjykoni çfarë malli është Edi Rama. Ky është një akt i ulët në ultësinë më të madhe, përbën një akt që e denoncoj këtu me forcën më të madhe.”

Së fundmi, Berisha e ka mbyllur fjalën e tij duke u shprehur se sipas tij është shtet që vjedh gjithë natën dhe krenohet ditën. Ai gjithashtu u drejtohet kompanive telefonike të nxjerrin tabulatet telefonike të qeverisë me bandat kriminale.

“Nëse Presidentin nuk do të firmoste ai do të njoftonte opinionin publik shqiptar dhe jo të ankohet tek ministri grek pa informuar shqiptarët, çfarë shteti është ky? Është shtet që vjedhin gjithë natën dhe rrahin gjoksin ditën. U bëj thirrje të kompanive telefonike që të nxjerrin tabulatet telefonike të qeverisë me bandat kriminale. Nuredin Dumani, Talo cela, Suel Cela të cilët i kanë këtu në parlament para meje përfaqësues të tyre ndaj hapni letrat dhe nxirrni dokumentet dhe do të shikoni kush është më i rrezikshëm.”

Etiketa: partia dermokratikePolitikeSali Berisha

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Ndryshime kushtetuese të PD, Kume: Mundësitë që të arrihet rezultat, zero

Zgjedhja e Presidentit, Kume: Opozita sillet njësoj si atëherë kur dogji mandatet

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Lexo më shumë
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com