GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë

08:55 - 28/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anija ushtarake italiane Spica sjell në portin e Shëngjinit me 30 emigrantë të rinj nga Italia.

Anija është nisur ditën e djeshme nga Porti i Brindisit.

30 emigrantët janë persona që kanë marrë urdhërim e dëbimit nga territori italian e janë në pritje të riatdhesimit.

Ata janë të kombësive të ndryshme me dënime penale ose janë në mungesë të lejes së qëndrimit në Itali e deri dje qëndronin në Qendrat e paraburgimit për riatdhesim në territorin italian.

Ky është misioni i parë i dërgimit të emigrantëve në kampet shqiptare pasi Parlamenti Italian aprovoi modifikimet mbi ligjin e menaxhimit të migracionit ilegal bazuar në Paktin Meloni – Rama të 6 nëntorit 2023.

30 emigrantët e rinj do t’i bashkohen rreth 50 të tjerëve që strehohen aktualisht në Gjadër.

“Nuk është e vërtetë që ne çojmë në Shqipëri emigrantë që janë në gjendje parregullsie administrative, nuk është kështu. Kemi riatdhesuar persona që janë liruar nga burgu disa vjecarë për krime të rënda, përfshirë përdhunimin, pornografinë e fëmijëve e kështu me radhë”, është shprehur ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, në një dalje për mediat pak orë më parë.

“Ky është “transferimi” i katërt i emigrantëve të parregullt në territorin italian drejt kampeve shqiptare me urdhër dëbimi. Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe normativës evropiane për këtë çështje në fuqi prej qershorit 2026, që më pas të mund të përdorim edhe pjesën tjetër të strukturës”, është shprehur ai.

Aktualisht sipas informacioneve që vijnë nga parlamentarë italianë që kanë vizituar kampin e Gjadrit, kapaciteti mikpritës i tij për emigrantë në pritje të riatdhesimit, është rreth 96 vende.

Etiketa: anijeEmigrantëgjaderKryesore1

Lajme të lidhura

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!
Aktualitet

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

12:06 - 08/04/26
Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari
Aktualitet

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

11:55 - 08/04/26
Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua
Aktualitet

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua

11:38 - 08/04/26
Para
42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, qeveria tkurr shpenzimet për ndihmën ekonomike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë
Sport

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të turneut “AF Triumph Cup Events”, një...

Lexo më shumë
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

Kryeministri dje në Lezhë, Këlliçi denoncon: Policia shoqëroi dy persona se kishin frikë se protestonin kundër Ramës!

12:06 - 08/04/26
Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari

11:55 - 08/04/26
Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua

Aksidenti i frikshëm në Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në përrua

11:38 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com