GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

14:28 - 26/11/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të cilën e konsideron të papajtueshme me Kushtetutën dhe kërkon lirinë.

Kushtetuesja ka njoftuar sot se kërkesa e Berishës do të shqyrtohet mbi bazën e dokumenteve si dhe do të thirren si subjekte të interesuara Kuvendi dhe SPAK-u.

Po kështu, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për ta shqyrtuar në kohë të shpejtë këtë ankesë, e në këtë mënyrë është caktuar data 27 Dhjetor ora 10:00.

Njoftimi

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njofton se në datën 26.11.2024 ka marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha me objekt: “ Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të vendimit nr. 15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 29.07.2024)”, lidhur me masën e arrestit “Arresti në shtëpi” dhe ka vendosur:

– kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve (pa praninë e palëve), si dhe thirrjen si subjekt të interesuar në këtë proces të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjithashtu, po në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur:

– pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i parë

Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese u shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Gjykata vlerësoi se vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi.

Vendimi nuk kënaqi Berishën, i cili akuzoi se Gjykata Kushtetuese u bë pjesë e një grushti shteti dhe grabitjes së pushtetit të Parlamentit, duke i shërbyer kundërshtarit të  tij politik, Edi Rama.

Një ditë më parë, avokati i tij Genc Gjokutaj konfirmoi se Gjykata e Strasburgut ka pranuar një ankimin të kreut të opozitës lidhur me çështjen dhe ka vendosur ta shqyrtojë me prioritet.

Etiketa: Kryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

Bardhi i drejtohet Kuvendit: Qeveria të japë llogari për përmbytjet

16:30 - 08/01/26
Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat
Uncategorized

Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat

13:28 - 07/01/26
Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin
Aktualitet

Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin

16:20 - 06/01/26
Para
Pezullohet nga detyra oficeri i policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

Durrës - Punëtori humbi jetën pas aksidentit në punë, arrestohen dy përgjegjësit për sigurinë në fabrikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Dimalit në protestë:  Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë
Aktualitet

Banorët e Dimalit në protestë: Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë

10:55 - 12/01/26

Banorët e përmbytur të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq protestuan sot para Bashkisë Dimal, për shkak të përmbytjeve dhe...

Lexo më shumë
Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

10:47 - 12/01/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10:30 - 12/01/26
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com