GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Masakër izraelite në Rafah, të paktën 40 viktima

09:22 - 27/05/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakër izraelite në Rafah, të paktën 40 viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një masakër e vërtetë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Rafah. Mediat arabe flasin për 40 civilë të vdekur.

Sulmet erdhën dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë urdhëroi Izraelin të ndalë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës ka kërkuar strehim përpara inkursionit të Izraelit në fillim të këtij muaji.

Sulmi ajror u raportua disa orë pasi Hamasi lëshoi një breshëri raketash nga Gaza që ndezën sirenat e sulmit ajror deri në Tel Aviv, për herë të parë pas disa muajsh.

Pamjet nga skena e sulmit më të madh ajror tregojnë persona që tentojnë të shpëtojnë nga sulmet. Ushtria izraelite konfirmoi sulmin dhe tha se goditi një vendstrehim të Hamasit dhe vrau dy militantë të lartë të organizatës ekstremiste.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të vrarët dhe të plagosurit në sulm ishin kryesisht gra dhe fëmijë.

Presidenca e Autoritetit Palestinez i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë menjëherë. Hamasi e përshkroi sulmin si një “masakër” dhe tha se bën përgjegjës administratën amerikane dhe personalisht Presidentin Joe Biden.

Mjekët pa Kufij shprehën tmerrin pas sulmit ajror, duke thënë se ai “tregon edhe një herë se Rripi i Gazës askund nuk është më i sigurt”.

“Sulmet ajrore dogjën çadrat, tendat po shkrihen dhe trupat e njerëzve po shkrihen gjithashtu”, tha një nga banorët në spitalin e Kuvajtit në Rafah.

Kryeministri Benjamin Netanyahu mblidhi kabinetin e tij të luftës për të diskutuar operacionet e vazhdueshme në Rafah. Izraeli argumenton se vendimi i gjykatës së OKB-së lejon hapësirë për disa veprime ushtarake atje.

Afro 36 mijë palestinezë janë vrarë në ofensivën e Izraelit, thotë ministria e shëndetësisë e Gazës. Izraeli filloi operacionin pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan komunitetet jugore izraelite më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur më shumë se 250 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Etiketa: GazaHamasIzraelrafah

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale
Botë

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25
Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Aktualitet

Putini zotohet: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

08:59 - 20/12/25
Para
“Çmendet” shqiptari, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm

“Çmendet” shqiptari, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com