GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Masakra e Elbasanit”/ Policja u qëllua nga ish-efektivi i RENEA që vrau Pjerin Xhuvanin

22:52 - 08/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Masakra e Elbasanit”/ Policja u qëllua nga ish-efektivi i RENEA që vrau Pjerin Xhuvanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertiza balistike ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan një vit më parë. Sipas prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj përveç viktimës ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS dhe PD.

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja gjatë hetimit të dosjes së ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë, në ngjarjen e 21 prillit 2021, që tashmë njihet si masakra e Elbasanit. Për këtë ngjarje është është arrestuar ish-punonjësi i RENEA-s, Arbër Paplekaj. Ndërsa Klemend Xhaferaj, i lançuar nga policia si pjesëmarës në ngjarje, ende nuk është arrestuar, duke qëndruar në arrati. Kur kanë mbetur dhe 35 ditë nga përfundimi i afatit hetimor prej 1 viti, prokuroria e Elbasanit është njohur me ekspertizat balistike të 3 gëzhojave.

Ajo që ka dalë nga këto ekspertiza është autorësia e personit që ka plagosur jo vetëm, Emiljano Prengën, Pavlo Vuksanin, dhe Eltjon Bodinakun, por edhe efektiven e policisë Elbasan, Xhensila Sota. Plagosja e kësaj të fundit, bëjnë me dije burimet pranë grupit të hetimit, është kryer nga Arbër Paplekaj. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj është personi që qëllon në këndin e drejtimit, ku dhe punonjësja e policisë është duke qëndruar prapa një furgoni të forcave të rendit. Nisur nga kjo situatë, veç akuzës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së tre personave, Paplekaj do akuzohet nga prokuroria edhe për plagosjen e lehtë në dëm të punonjëses së policisë.

Kujtojmë se, ngjarja e rëndë e ndodhur në datën 21 prill 2020 tronditi qytetin e Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Grejsi, i cili dyshohej nga PD se po shpërndante lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”. Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grejsit, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Pritet që shumë shpejt, prokuroria e Elbasanit të përfundojë hetimet dhe të dërgojë për gjykim, dosjen penale në ngarkim të ish-punonjësit të policisë, Arbër Paplekaj.

 

 

Etiketa: ElbasanVrasjeZBARDSHJE

Lajme të lidhura

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE
Aktualitet

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Para
Alizoti: Basha është psiqik! Deputetët të largohen prej tij urgjentisht

Alizoti: Basha është psiqik! Deputetët të largohen prej tij urgjentisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE
Aktualitet

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti...

Lexo më shumë
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com