GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Shkodrës/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

11:14 - 11/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Masakra e Shkodrës/ Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Ragip Gila, i dyshuar si autor i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, e ndodhur mëngjesin e së hënës në një lokal në qendër të qytetit.

Sipas burimeve nga gjykata, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Gila nuk dha asnjë prononcim për ngjarjen. Ndërkohë, në dëshminë e parë pas arrestimit ai ka deklaruar se shënjestra e tij ishte 44-vjeçari Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur.

28-vjeçari Gila u prangos nga forcat “Shqiponja” rreth një orë pas krimit. Në momentin e ndalimit iu sekuestruan dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë), një jelek antiplumb, një skafandër, një maskë, si dhe një shishe 1,5 litra me lëndë djegëse. Po ashtu, si prova materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur që autori përdori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe një motomjet pa targa e pa numër shasie, i braktisur në vendin e krimit.

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, 39 dhe 17 vjeç, që dyshohen si bashkëpunëtorë të Gilës. Ata akuzohen për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Ragip Gila kishte dalë nga burgu vetëm gjashtë muaj më parë, pas dy vitesh vuajtje dënimin për mbajtje arsenali armësh dhe lëndësh shpërthyese në banesën e tij.

Etiketa: Ragip Gila

Lajme të lidhura

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Para
Rama ‘i jep duart’ Veliajt: Duhet të shkarkohet, prezanton Manastirliun si kandidate

Rama 'i jep duart' Veliajt: Duhet të shkarkohet, prezanton Manastirliun si kandidate

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26

Qeveria shqiptare ka reaguar sot pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për sulme të mundshme nga...

Lexo më shumë
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com