GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra e Velipojës/ Apeli i Shkodrës lë në burg dy mjekët dhe infermieren, i morën ryshfet babait të të plagosurit Elmidin Dyli

11:44 - 22/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Velipojës/ Apeli i Shkodrës lë në burg dy mjekët dhe infermieren, i morën ryshfet babait të të plagosurit Elmidin Dyli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.

Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para shtetasit Fatbardh Dyli, babai i të plagosurit Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë më 27 qershor ku pati katër të vrarë dhe dy të plagosur mes të cilëve edhe 17 vjeçari Dyli.

Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë. Edhe avokatja e infermieres kërkoi masë më të zbutur.

Prokurorja e apelit Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë.

Në fund gjyqtari i Apelit, Tonin Sterkaj pasi dëgjoi palët vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të shkallës së parë duke pranuar kërkesën e prokurorisë së apelit. Seanca nisi që ditën e djeshme por u shty për sot për shkak se prokurorja e apelit kërkoi të njihet më gjatë me aktet e ekspertimit dhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Avokatët mbrojtës paraqitën një raport vlerësimi të performancës së mjekëve gjatë punës së tyre si dhe gatishmërinë për lënien e garancisë pasurore por që nuk u morën parasysh nga gjykata e apelit e cila vendosi lënien në fuqi “arrest me burg”. E vetmja mënyrë tashmë mbetet ose rekursi në gjykatën e lartë nga avokatët mbrojtës ose kërkesë per zëvendësim mase në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Etiketa: Apeli ShkoderBurg

Lajme të lidhura

Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria
Aktualitet

Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria

14:14 - 14/02/26
Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!
Aktualitet

Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!

13:48 - 14/02/26
“Po më lodh shumë”, Rama ngre zërin me qytetarët e Durrësit: Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni
Aktualitet

“Po më lodh shumë”, Rama ngre zërin me qytetarët e Durrësit: Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni

13:20 - 14/02/26
Para
Del ekspertiza e vrasjes së 26 vjeçares në Greqi, e rrahu dhe e tërhoqi zvarrë

Del ekspertiza e vrasjes së 26 vjeçares në Greqi, e rrahu dhe e tërhoqi zvarrë

TË FUNDIT

Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria
Aktualitet

Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria

14:14 - 14/02/26

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se bashkimi i shqiptarëve është thelbësor për të përballuar regjimin. Në një bashkëbisedim me...

Lexo më shumë
Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!

Rama përballet me qytetarët pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut!

13:48 - 14/02/26
“Po më lodh shumë”, Rama ngre zërin me qytetarët e Durrësit: Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni

“Po më lodh shumë”, Rama ngre zërin me qytetarët e Durrësit: Projekti TID nuk ndalet, doni apo nuk doni

13:20 - 14/02/26
Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

12:57 - 14/02/26
Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

12:38 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com