GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masakra në Cetinje, gazetarja rrëfen tmerrin: Situata ishte kaotike, gratë qanin, burri i armatosur…

15:50 - 13/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Cetinje, gazetarja rrëfen tmerrin: Situata ishte kaotike, gratë qanin, burri i armatosur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja e Radios në Malin e Zi, Milena Stanojeviç, dje raportoi për tragjedinë në të cilën mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe fëmijë. Ajo është shprehur se të qarat, paniku, situatë kaotike dhe vrasësi që qëllonte në mënyrë të rastësishme ishin të gjitha ato që përshkruajnë ngjarjen e rëndë.

“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i armatosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara” – thotë Milena për TVCG.

Gazetarja gjithashtu u shpreh se u përpoq t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi. Sipas saj fillimisht nuk po kuptohej se çfarë po ndodhte dhe shton se edhe policia ishte e paqartë.

“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.

Qyteti i Cetinjes, vendi ku ndodhi tragjedia, edhe sot janë në mosbesim. Mëngjesin e sotëm në rrugët e qytetit kishte heshtje dhe trishtim, sepse fjalët, thonë, janë të tepërta. Ndërkohë, një burrë ka folur për vrasësin, raporton index.hr.

“Ai ka gjuajtur mbi 100 plumba. Ai ka qëlluar me karabinë”, tha një banor i zonës.

Si shkak të masakrës, qytetari tha se vrasësi së fundmi ka blerë një kamera të sigurisë dhe ka parë që dikush po i vidhte sende nga oborri.

“Ishte gjakftohtë, nga një familje e ndershme. Kush e di se kë vrau”, tha burri.

Një koleg i Boriloviçit deklaroi se “Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet dhe ka qenë shef i shërbimit të higjienës mjedisore, i ngarkuar me rregullimin e parkut, ka qenë një njeri i zellshëm dhe punëtor, por së fundmi vërehej se kishte i tërhequr, ai ishte si një ujk i vetmuar. Vinte në punë, bënte atë që duhej dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bëri gjithçka në jetë për të ndihmuar ata që i donte”, tha për Pobjeda.

 

Etiketa: burriCetinjegazetarjagratëkaotikemasakraSituatatmerri

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Vendtakimi i pazakontë ku çmallen me njëri-tjetrin Sara Berisha dhe Dj PM (VIDEO)

Vendtakimi i pazakontë ku çmallen me njëri-tjetrin Sara Berisha dhe Dj PM (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com