GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra në Klos, Prokuroria mbyll hetimet: Autori vrau veten

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Klos, Prokuroria mbyll hetimet: Autori vrau veten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Masakra me tre viktima, e ndodhur në muajin tetor të vitit të shkuar në Klos, nuk ka asnjë person përgjegjës. Asnjë nuk do të ulet në bankën e të akuzuarit, pasi Prokuroria e Matit, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale duke argumentuar se personi përgjegjës që ka kryer krimin, është vetëvrarë.

Gazetari Elton Qyno se sipas legjislacionit penal s’mund të ushtrohet ndjekja penale për një person që ka vdekur. Kjo pasi për vrasjen me armë zjarri pistoletë të babë e bir, Kenado dhe Ilir, prokuroria e Matit ka identifikuar si autor të krimit, Fiqiri Mjeshtrin. E përveç tyre Fiqiri Mjeshtri, ishte autor dhe i plagosjes së rëndë të Renato dhe Eglantin Hasula.

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Matit, nuk kanë provuar implikimin e asnjë personi tjetër të armatosur, që ka sjellë vrasjen apo plagosjen e 4 personave të mësipërm.

Si ndodhi masakra e Klosit?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe më 12 tetor u realizua një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre, përkatësisht Liri Shira dhe Eglantin Hasulaj për t’u sqaruar në lokal.

Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur si përgjigje mori refuzimin dhe fyerjet për vajzën, nxori armën nga brezi dhe qëlloi me armë zjarri. Të vdekur mbetën Kenado e babai i tij, ndërsa u plagosën Renato bashkë me të atin. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, dhe u vetëvra.

Etiketa: KlosiKryesore1masakra

Lajme të lidhura

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit
Aktualitet

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26
Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë
Aktualitet

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

11:56 - 28/10/26
Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve
Aktualitet

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

11:48 - 28/10/26
Para
Ish-i i McGonigal: Darka me Ramën i kushtoi 10 mijë euro

Ish-i i McGonigal: Darka me Ramën i kushtoi 10 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit
Aktualitet

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në atë të Fierit

12:19 - 28/10/26

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është transferuar nga burgu i Durrësi në atë të Fierit. Vendimi është marrë...

Lexo më shumë
Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Ata pedagogë që nuk dalin në protestë hanë sufllaqen e partisë

11:56 - 28/10/26
Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

Tabaku: Pse bizneset mbështesin protestën e studentëve

11:48 - 28/10/26
‘Nuk ka vend më të korruptuar se Shqipëria’/ DIE PRESSE: Të gjithë duan largimin e Ramës, BE po mban anën e gabuar

‘Nuk ka vend më të korruptuar se Shqipëria’/ DIE PRESSE: Të gjithë duan largimin e Ramës, BE po mban anën e gabuar

11:41 - 28/10/26
“O tradhtar jep dorëheqjen”/ Studentët para ministrisë së Arsimit kërkojnë largimin e Ramës: Pa rini nuk ka Shqipëri

“O tradhtar jep dorëheqjen”/ Studentët para ministrisë së Arsimit kërkojnë largimin e Ramës: Pa rini nuk ka Shqipëri

11:26 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com