GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra në Velipojë, SHÇBA nis hetimet: Policia kishte dijeni për sherrin që përfundoi me 4 viktima

10:58 - 28/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Velipojë, SHÇBA nis hetimet: Policia kishte dijeni për sherrin që përfundoi me 4 viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i armatosur që çoi në një masakër në Velipojë  ku humbën jetën 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç.

Të shtunën rreth orës 14:00 ka pasur një konflikt fillimisht verbal mes dy familjeve pronare të hoteleve në zonën e plazhit në Velipojë dhe që ka përfunduar deri në përplasje fizike mes Kujtim Verracakut dhe dy vëllezërve Gocaj.

Konflikt për të cilin uniformat blu të Velipojës kanë pasur dijeni por që nuk kanë arritur ta shuajnë. Nën arsyetimin se nuk është kompetencë e tyre ndarja e plazhit.

Për këtë SHÇBA ka nisur hetim rreth reagimit të uniformave blu në parandalimin e konfliktit që pati një bilanc tragjik me 4 të vrarë.

Nga ana tjetër nga hetimet e kryera deri tani rezulton se janë përdoru 6 armë ndërsa policia ka gjetur  vetëm dy pistoleta 1 në vendin e ngjarjes dhe 1 tjetër në hotelin Gocaj nga sa mësohet nga kjo e dyta nuk është qëlluar.

Ka qenë ora 00:30 e së dielës kur Kujtim Verracaku së bashku me vëllain e tij, Hasanin dhe 4 nipat ka shkuar tek Hotel Gocaj i cili ndodhet rreth 50 metra nga hoteli i tyre ku kanë nisur edhe konfliktin me armë.

Nga dëshmia e të plagosurit Hasan Verracaku kanë qenë vëllezërit Gocaj që kanë qëlluar të parët dhe se vëllai i tij Kujtimi është vetëmbrojtur. Në vend ngjarje janë gjetur disa llojë gëzhojash dhe sipas hetimit në këtë përplasje janë përdorur 6 arme. Ndër ta edhe armë zjarri kallashnikov.

Velipoja u trondit  pak minuta pas mesnatës se djeshme nga një shkëmbim me armë zjarri që u mori jetën 4 personave. Viktima mbetën, biznesmeni Kujtim Verracaku (Ferrcaku) 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimit fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Nga përplasja me armë u plagosën po ashtu edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli. Dy të plagosurit u arrestuan për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur tre vëllezër; Abedin, Shyqyri dhe Besar Verracaku, banues në fshatin Pulaj, të dyshuar si bashkautorë në krim. 

Etiketa: SHCBAVelipojeVrasje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Aksidenti fatal në Fier-Vlorë, flet babai i Silvana Gushit: E vetmja gjë që dua është drejtësia

Aksidenti fatal në Fier-Vlorë, flet babai i Silvana Gushit: E vetmja gjë që dua është drejtësia

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com