GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Masat e sigurisë gjatë punimeve të Asambles së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Masat e sigurisë gjatë punimeve të Asambles së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa vazhdon Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, qyteti i Nju Jorkut, banorët dhe zyrtarët janë duke u përgatitur për efektet me të cilat shoqërohen ngjarje të tilla, pa lënë mënjanë edhe frikën e një rreziku të shtuar mbi përhapjen e koronavirusit.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka mbledhur delegatë nga e gjithë bota në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Më shumë takime pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim. Patric Freaney, me Sherbimin Sekret, i tha Zërit të Amerikës se agjencia e tij i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur zyrtarët e lartë botërorë.

“Janë rreth 90 krerë shtetesh apo të qeverisë, për të cilët do të kujdeset Shërbimi Sekret, duke shtuar edhe rreth 40 bashkëshortë, pra Sherbimi Sekret do të mbrojë rreth 130 njerëz që do të jenë në qytetin e Nju Jorkut”.

Mbledhja e udhëheqësve botërorë nënkupton një prani të shtuar të masave të sigurisë, rrugë të bllokuara dhe pika kontrolli, thotë zoti Freaney.

“Kuptohet që disa rrugë do të mbyllen dhe padyshim që do të ketë ndikim tek trafiku. Por synimi është që ndikimi të jetë sa më i vogël.”

Për disa banorë të qytetit, gjërat e tyre të përditshme do të vështirëson si rezultat i masave kufizuese. Banori Jen Claude Fredj thotë për Zërin e Amerikës se bërja e pazarit do të jetë e vështirë.

“Nëse dilni për pazarin, praktikisht duhet të tregosh letërnjoftimin tek autoritetet për të kaluar pikat e kontrollit dhe kthyer në shtëpi.”

Tjetër komplikim për sigurinë përbën edhe situata e koronavirusit. Në qytetin që dikur ka qenë epiqendra e pandemisë, banorët kanë ndjenja të përzjera për tubimet masive. Elisa Papa është banore e qytetit të Nju Jorkut.

“Shpresoj që të gjithë të jenë të vaksinuar.”

Dionne Boissiere thotë për Zërin e Amerikës se takimi do t’i japë gjallëri qytetit ndërsa ngre shqetësime për mundësinë e përhapjes së virusit.

“Qytetit do t’i kthehet gjallëria dhe do të jetë mirë për ekonominë. Por është shqetësuese mundësia për shtimin e infektimeve.”

Zyrtarët e qytetit kanë thënë se do t’u kërkojnë delegatëve të tregojnë provën e vaksinimit para se të futen në sallën e asamblesë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë theksuar se nuk mund të ndalojnë krerët e shteteve që të futen në selinë e OKB-së, që është në territor ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Farhan Haq i tha Zërit të Amerikës se ndërveprimet mes udhëheqësve duhet të jenë të balancuara.

“Duhet të balancojmë nevojën për të patur këtu udhëheqës botërorë, zyrtarë që mund të flasin me njëri-tjetrin. Duhet ekuilibruar nevoja për të mbajtur distancimin fizik dhe zbatuar masat kundër koronavirusit.”

Zyrtarët e qytetit po bashkëpunojnë me OKB-në për të zbutur efektet që mund të shfaqen si rezultat i pandemisë. Tanyanika Davis është me zyrën e kryebashkiakes së Nju Jorkut.

“Qyteti po ofron një njësi të lëvizshme që do të sigurojë testime dhe vaksinime pa pagesë për të gjithë pjesëmarrësit”.

Duke pasur parasysh diskutimet e nivelit të lartë që pritet të zhvillohen, shumë shpresojnë të kthehen ndërveprimet personale pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e vitit të kaluar ishte pothuajse tërësisht virtuale.

Takimi i udhëheqësve botërorë pritet që gjithashtu të ofrojë një shpresë të rikthimit të normalitetit. / VOA

Lajme të lidhura

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
Para
Arbitri italian u gjet i gjallë, por tani nis përballja me drejtësinë. Pecorelli inskenoi zhdukjen dhe vrasjen e tij

Skema e Davide Pecorellit, flet gazetarja e “La Nazione”

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com