GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masat ndaj Berishës e malltezit, Apeli i GJKKO vendos nesër

16:18 - 20/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokatët e Berishës: GJKKO nuk zbardhi vendimin brenda afatit ligjor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin ndaj ankimit të bërë nga avokatët e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët janë vënë nën hetim nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Avokati Genc Gjokutaj tha se Apeli ka vendosur që vendimin ta shpallë të martën në orën 11:00 për shkak të problematikave dhe volumit të dosjes.

Gjokutaj tha se Malltezi ka shpjeguar në Gjykatë të gjithë kundërshtitë e tij, ashtu sikundër i është përgjigjur çdo pyetjeje lidhur me procesin e përfitimit të pronës.

“Shpjegoi për mëse një orë të gjithë elementët e trajtimit të pronës. Gjykata ishte në pamundësi sot për të dhënë vendimin, pasi konsideroi që hetimi është voluminoz dhe seanca u shty për nesër në orën 11:00 për shpalljen e vendimit. Të gjitha kërkesat që ne kemi bërë në shkallë të parë i kemi rikërkuar në Gjykatën e Apelit, duke i dhënë përgjigje dhe Anilës.

Duam ta vendosim këtë proces në shinat ligjore. Malltezi shpjegoi të gjithë procedurën e privatizimit, të përfitimit të pronës dhe është e çuditshme sesi ndaj tij është hapur çështje penale. Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi anti-kushtetues, është vendim nominal i Berishës, i informuar nga ne për paligjshmërinë e atij vendimi”, u shpreh Gjokutaj.

Gjokutaj tha se në Apel kemi parashtruar të gjitha pretendimet tona, duke theksuar se po synojmë që të vendosin procesin në shinat e ligjit, pasi deri më tani kemi një process anti-kushtetues dhe anti-ligjor.

Gjokutaj, i cili përfaqëson ish-Kryeministrin Sali Berisha, u shpreh se vendimet e dhëna nga shkalla e parë e GJKKO bien ndesh me Kushtetutën dhe është kjo arsyeja pse z.Berisha nuk i njeh këto vendime.

“Ne si avokatë i kemi shpjeguar z. Berisha se vendimi i GJKKO ishte anti-Kushtetues, ai vendosi të mos paraqitet, pasi nuk mund të zbatojë vendime që bien ndesh me Kushtetutën”, tha Gjokutaj.

Jamarbër Malltezi prej rreth 1 muaji ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa GJKKO konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ndërkohë ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha janë caktuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes nga vendi.

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.

Etiketa: berishaKryesore1Malltezi

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Sfida Shqipëri-Ishujt Faroe, ja si do të festohet në “Air Albania”

Sfida Shqipëri-Ishujt Faroe, ja si do të festohet në “Air Albania”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com