GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masat ndaj Berishës, eksperti: Ja pse SPAK ka krijuar kaos ligjor

16:29 - 23/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Masat ndaj Berishës, eksperti: Ja pse SPAK ka krijuar kaos ligjor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti ligjor, Bledi Dervishaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj masave të vendosura nga SPAK ndaj deputetit Sali Berisha, duke i cilësuar ato precedentë që kanë krijuar një situatë ligjore kaotike.

Dervishaj thotë se ndaj Berishës janë aplikuar dy masa sigurimi shtrënguese dhe kjo pa marrë autorizim nga Kuvendi.

“Sipas kësaj praktike të re të SPAK, i bie që edhe ndaj Kryeministrit, kur ai është deputet, SPAK mundet të caktojë një prej këtyre masave, si më sipër.
Psh: “Ndalimi dhe detyrimi për qëndrimin në një vend të caktuar”.

Nëse ja thotë truri SPAKU-t pra Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, bashkarisht dhe në mungesë, mund të vendosin – “ndalimin e Kryeministrit për të qëndruar në godinën e Kryeministrisë” dhe sipas tyre NUK kemi heqje apo kufizim të lirisë.

Sipas SPAK heqje lirie “të çfarëdolloj forme” ndaj deputetit kemi vetëm kur vendoset “arrest në shtëpi” dhe “arrest në burg”.

Hajde llogjikë, hajde!

Po nëse është kështu pse se kemi aplikuar dhe më parë këto masat e tjera si më sipër?

Heto në çdo aspekt, kërko dhe masa sigurimi, patjetër, sipas nevojës dhe gjendjes së procedimit, POR respekto Kushtetutën, Kodin, të drejtat e liritë themelore, dhe realizo një proces të rregullt ligjor. Ndryshe, e humbet besimin për 1 orë!”, shkruan Dervishaj.

Postimi nga Bledi Dervishaj

Çfarë preçedenti, çfarë situate ligjore kaotike, pa udhë e krye po na krijon kjo struktura e re SPAK (Gjykatë & Prokurori).

Një funksionar i zgjedhur, pra një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë i caktohen DY masa sigurimi shtrënguese personale njëherazi (sipas nenit 232 pika 1/a/b të K.Pr.Penale dhe konkretisht “ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, dhe kjo, pa marrë autorizim në Kuvend sipas nenit 73 pika 2 ku citohet se:

“2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.

Masat shtrënguese të sigurimit personal, janë të parashikuara në nenin 232 të K.Pr.Penale, që parashikon:

Neni 232

Llojet e masave shtrënguese
1. Masat shtrënguese janë:
a) ndalimi i daljes jashtë shtetit;
b) detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore;
c) ndalimi dhe detyrimi për qëndrimin në një vend të caktuar;
ç) garancia pasurore;
d) arresti në shtëpi;
dh) arresti në burg;
e) shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik.

Sipas kësaj praktike të re të SPAK, i bie që edhe ndaj Kryeministrit, kur ai është deputet, SPAK mundet të caktojë një prej këtyre masave, si më sipër.
Psh: “Ndalimi dhe detyrimi për qëndrimin në një vend të caktuar”.

Nëse ja thotë truri SPAKU-t pra Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, bashkarisht dhe në mungesë, mund të vendosin – “ndalimin e Kryeministrit për të qëndruar në godinën e Kryeministrisë” dhe sipas tyre NUK kemi heqje apo kufizim të lirisë.

Sipas SPAK heqje lirie “të çfarëdolloj forme” ndaj deputetit kemi vetëm kur vendoset “arrest në shtëpi” dhe “arrest në burg”.

Hajde llogjikë, hajde!

Po nëse është kështu pse se kemi aplikuar dhe më parë këto masat e tjera si më sipër?

Heto në çdo aspekt, kërko dhe masa sigurimi, patjetër, sipas nevojës dhe gjendjes së procedimit, POR respekto Kushtetutën, Kodin, të drejtat e liritë themelore, dhe realizo një proces të rregullt ligjor. Ndryshe, e humbet besimin për 1 orë!

Etiketa: berishadervishajSpak

Lajme të lidhura

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Para
Tre oficerë policie zbarkojnë në banesën e Berishës, çfarë po ndodh

Tre oficerë policie zbarkojnë në banesën e Berishës, çfarë po ndodh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com