GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tre oficerë policie zbarkojnë në banesën e Berishës, çfarë po ndodh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre oficerë policie zbarkojnë në banesën e Berishës, çfarë po ndodh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oficerë të Policisë Gjyqësore dhe shefi i departamentit për hetimin dhe Korrupsionin në Policinë e Shtetit, raportohet se pasditen e së hënës, kanë shkuar në banesën e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Nga raportimet, ekipi prej 3 zyrtarësh të OPGJ dhe Policisë kanë dashur të njoftojnë ish-Kryeministrin për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është tentativa e dytë që zyrtarët e Policisë duan ti dorëzojnë personalisht ish-Kryeministrit masat e caktuara nga GJKKO (detyrim paraqitje dhe ndalim të lëvizjes jashtë vendit), por në të dy rastet nuk kanë mundur të kontaktojnë me Berishën. Ky i fundit i konsideroi masat e vendosura si në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit.

Berisha, por edhe juristë të njohur, e kanë cilësuar caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-Kryeministrit, i cili ka mandatin e deputetit, si një shkelje flagrante të Kushtetutës, përsa kohë nuk është marrë një leje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pas tentativës së të shtunës në mbrëmje, ku dy oficerë tentuan të kontaktojnë me Berishën në selinë e PD-së, sot 3 oficerë policie, kanë shkuar në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-Kryeministrit është shtyrë për tu zhvilluar në orën 18:00, pasi avokatët e tij kërkuan më shumë kohë për tu njohur me dosjen.

Malltezit, sipas një vendimi të GJKKO, i janë sekuestruar 6 llogari bankare dhe disa prona e apartamente, si dhe vila në Gjirin e Lalzit.

 

Etiketa: berishaKryesore1MallteziPolicia

Lajme të lidhura

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind
Aktualitet

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

13:58 - 09/11/26
Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi
Aktualitet

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

13:41 - 09/11/26
Para
Kraja përplaset me Gjokutajn në sallën e gjyqit: Dil jashtë…

Kraja përplaset me Gjokutajn në sallën e gjyqit: Dil jashtë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe takimi që ministri i Drejtësisë, Toni Gogu,...

Lexo më shumë
Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

Përplasje për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind

13:58 - 09/11/26
Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

13:41 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro

13:01 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com