GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrim me skemën e TVSH, Gjykata e Durrësit lë në burg 5 zyrtarë dhe iu sekuestron pronat

10:28 - 12/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrim me skemën e TVSH, Gjykata e Durrësit lë në burg 5 zyrtarë dhe iu sekuestron pronat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre ditë më parë SPAK shpalli kërkesën e arrestit për 7 punonjës të Drejtorisë së Tatimeve Durrës, pasi kryenin manipulime me skemën e TVSH. Në këtë kuadër u bë i mundur kontrolli dhe arrestimi i 5 prej tyre, ndërsa dy zyrtarë të tjerë janë ende në kërkim. Sakaq, njoftohet se 5 të arrestuarit kanë dalë sot para Gjykatës të Shkallës së Parë Durrës. Sipas njoftimit seanca gjyqësore për 5 të pandehurit Ali Agolli, Ben Caka, Enis Xhaferi, Regan Merdani dhe Roland Avdo u mbajt në orën 9 e 30 dhe në përfundim, Gjykata e Durrësit vendosi për masën e sigurisë arrest me burg për këta persona dhe detyrim paraqitje për 3 shtetas të tjerë, si dhe masën e sigurimit pasuror, sekuestro-preventive për disa prona, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2 milion euro.

Konkretisht, Nga hetimet financiare të kryera është bërë e mundur identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve: Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro. Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë dhe një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë.

Kujtojmë se, pesë punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë vënë në pranga 3 ditë më parë me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas një hetimi 1- vjeçar për një skemë mashtrimi me TVSH-në.
Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 6 milion euro detyrime të papaguara. Administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.

Gjykata sqaron se, këta shtetas kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të padeklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistruar dhe padeklaruar në organin tatimor.

Etiketa: arrestDrejtoria e TatimeveGjykata e Durresitvendim

Lajme të lidhura

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan
Aktualitet

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26
Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku
Aktualitet

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë

14:45 - 05/03/26
Para
4200 formularët, Paloka lejon kamerat në zyrë: Verifikoni firmat

4200 formularët, Paloka lejon kamerat në zyrë: Verifikoni firmat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan
Aktualitet

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26

Një punonjëse e Degës Postare të Elbasanit është marrë nën hetim, pasi akuzohet për abuzim me detyrën dhe përvetësim të...

Lexo më shumë
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26
Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë

14:45 - 05/03/26
Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

14:30 - 05/03/26
Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

14:15 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com