GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mashtrimi 1,2 mln euro në MF, gazetarja Lala: Maja e ajsbergut

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët, Klodiana Lala: SPAK ka nën hetim zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë që janë gati duke u arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga skema e abuzimit që shkaktoi 1.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lala tregoi historinë e të arrestuarit Ilir Thana se si ka privatizuar një godinë në vitin 1991, si përfitoi, teksa shtoi se për rreth 2 muaj ai ka tërhequr nga 1 milion lekë (të reja) çdo ditë, nga llogaria e motrës së vet. Ajo tha ndër të tjera se kjo ngjarje është vetëm maja e ajsbergut dhe shtoi se zyrtarët përpiqen të mos lënë gjurmë.

“Është një histori që nis në 1991, Ilir Thana është persona që ka privatizuar një godinë. Më 1995, është hapur një proces gjyqësor ndaj këtij personi për ta kthyer ish-pronarëve. Kjo është gjeneza e problematikës. Më 2005 e ka shitur këtë objekt. Diskutimi fillon me arrestimin e tre personave. Më 2015, Mistrinë e Financës mbi bazën e vendimit të gjykatës ka vendosur marrjen e shumës si kompensim. Ajo çfarë është e paqartë është që ai është shpërblyer, ky persona është hequr si pronar. Pasi është kompensuar njëherë ka kërkua sërish një të dytë. Alban Ruli, dosja ka kaluar në duart e disave, ai ka bërë një rivlerësim të rastit. Është përllogaritur 1.2 mln euro dhe paratë kanë kaluar në llogarinë e motrës së Thana. Shumë ishte e madhe ndaj do kalonte në këste. Thana për dy muaj ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij. Çdo ditë merrte 10 milion lekë të vjetra dhe ko ka krijuar dyshime që ky person që i vidhte. Ka patur dyshime asi ka tërhequr gati 400 mijë euro. Policia dhe Prokuroria ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet. Ajo që e ka bindur Prokurorinë është se është vendosur bllokimi I këtij rasti. Ajo çfarë mbetet për tu parë ehte se ku konsiston shpërdorimi i detyrës. Prokuroria nuk ka sqaron sot nëse dy të arrestuarit kanë marrë para apo jo? Ata janë arrestuar për shpërdorim detyre, por pa e përcaktuar. Dyshoj, Arlind Gjokutaj ka patur poste të rëndësishme që automatikisht ishte i kualifikuar për këtë detyrë. Nuk mendoj se e ka bërë për shkak të paaftësisë? Mund të jemi para korrupsionit. Prokuroria e ka lënë përgjysmë. Në rast se është kryetar kjo vepër penale, duhet të këtë një hetim. Të arrestuarit ndodhen në dhomat e izolimit në Tiranë. Duhet konfirmuar nëse ka arsye për ti mbajtur në këto masa sigurie. Nesër në 09:30 do paraqiten në Gjykatën e Tiranës. Avokatët e kanë mohuar mundësinë e një vepre penale. Kjo histori në thelb ka diçka që nuk shkon. Përgjithësisht zyrtarët kujdesen që të mos lejnë gjumë. Ndaj korrupsioni është i vështirë për tu kapur. Duket si një shistori zhvatjeje por e rrëmujshme. Gjokutaj, u arrestua dje dhe nesër do dalë në gjykatë. Kjo histori është maja e ajsbergut, Kjo bën përshtypje se është pjesë e MF. Imagjino se çfarë mund të ketë ndodhur brenda dyerve atje. Prokuroria ka mundësia ta shtrijë këtë hetim në Ministrinë e Financës,”- tha Lala.

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.

Etiketa: LalamashtrimiMF

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!
Aktualitet

Takimi i Gogut dhe Veliajt në burg, Drejtoresha e Burgjeve nuk jep shpjegime: Janë sekrete!

14:27 - 09/11/26
Para
Çmimet në stratosferë, Ibrahimaj: Ekonomia në Shqipëri është rritur

Bordi i karburanteve, Ibrahimaj: Jemi në proces për pezullimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com