GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtroi 400 mijë persona, lihet në burg bosi turk i kriptomonedhave

16:42 - 20/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Mashtroi 400 mijë persona, lihet në burg bosi turk i kriptomonedhave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg bosin turk të kriptovalutës, Faruk Fatih Ozer.

Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer u arrestua pak jave më parë në vendin tonë, pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik.

Ai kërkoi që të zbutet masa e dënimit të tij, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Biznesmeni turk është arrestuar në gusht të këtij viti. Prej prillit të vitit të kaluar, Turqia kërkoi me insistim nga autoritetet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollarë.

Nga hetimet rezultoi se Ozer ishte larguar nga Turqia dy ditë para se ndaj tij të lëshohej një urdhër-arrest.

Më 20 prill ai zbriti në Rinas dhe u gjurmua nëpërmjet kamerave në disa hotele në Tiranë dhe Durrës, por më pas humbi gjurmët.

28-vjeçari ishte larg pamjes së një biznesmeni të ri që ishte fiksuar në kamera, para se të shpallej në kërkim. Në apartamentin e tij policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare, karta bankash që pritet t’i vlejnë hetimit.

Pas arrestimit është njoftuar pala turke se i shumëkërkuari i tyre ka rënë në pranga dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit. 28 vjeçari do te përballet në vendin e tij me 3 vepra penale.

Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turk të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar.

Në fillim të prillit të vitit të kaluar qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks.

Etiketa: bosi turkBurgkriptomonedhat

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Panik në Gjirokastër/ Makina merr flakë në ecje, ja çfarë ka ndodhur me shoferin

Panik në Gjirokastër/ Makina merr flakë në ecje, ja çfarë ka ndodhur me shoferin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com