GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtruesja iu merr qytetarëve 100 mln lekë: Do iu kthej…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Festa e Vitit të Ri “zbraz” bankat e nivelit të dytë, shqiptarët tërhoqën 70 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve nga Gramshi 100 milion lekë borxh me gënjeshtrën se do u kthente 150 milion. Por që prej asaj dite askush nga qytetarët nuk kanë parë lekë me sy prej saj.

Xhevahire Veliaj është e arrestuar  dhe dënuar disa herë për veprën penale të ‘mashtrimit”. Dy qytetarët iu drejtuan Fiks Fare , si mundësia e fundit për të marrë paret e tyre.

Ata pohojnë se i kanë dhënë njëri 50 milion lekë dhe tjetri 100 milion lekë Xhevahire Veliajt në mirëbesim, pasi e kishin njohur nga një mik i tyre.

Askush nuk ka asnjë dokument  në lidhje me dhënien e këtyre parave borxh Xhevahires , por kanë të tjera fakte si mesazhe të shkëmbyera në telefon dhe letra të shkruajtura nga mashtruesja, ku u kërkon lekët borxh. Gjithmonë sipas tyre Xhevahirja nxirrte pretekst ndonjë fatkeqësi , prandaj i duheshin dhe lekët. Por gjithmonë me premtimin se do ua kthente dhe jo vetëm shumën e marrë por më shumë.

Qytetarët edhe pse kishin shkuar disa herë në shtëpinë e saj ku i priste  nuk kishin mundur të merrnin lekët e tyre. Ajo i priste, por u kërkonte të mos ta bënin të madhe, pasi familjarët e saj nuk ishin në dijeni të borxhit të marr nga ajo.

Të mashtruarit pohojnë për Fiksin se ato ishin lekë të punës së tyre në emigrim dhe të vëllezërve, me të cilët aktualisht janë në konflikt.

Marrjen e lekëve borxh Xhevahire Veliaj e pranon në një xhirim të kryer nga qytetarët e dëmtuar. Ajo pranon se u ka marrë lekët dhe se do ua kthejë, por që për momentin nuk e disponon shumën. Madje ajo do t’i përcjelli duke u thënë se deri në qershor do u japi 10 milion lekë.

Gazetarët e Fiksit u munduan të kontaktojnë me Xhevahire Veliajn, por numri i saj i telefonit dilte i zënë. Në këto kushte ata u lidhën me bashkëshortin e saj i cili u tha gazetarëve se do ua nxirrte Xhevahiren në telefon sapo të shkonte në shtëpi. Gjë që nuk ndodhi. Por Fiksi zbuloi se Xhevahire Veliaj mashtrimin e kishte profesion të vjetër.  Ajo ka qenë e  dënuar për veprën penale të ” mashtrimit”. Po ashtu  në  2011 ishte arrestuar në Elbasan për një tjetër rast të ngjashëm,  vjedhjen nëpërmjet mashtrimit të një zonje duke i marrë 20 milion lekë dhe që nuk ia kishte kthyer./TCH

Etiketa: leketmashtruesjaqytetaret

Lajme të lidhura

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Aktualitet

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim
Aktualitet

Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

19:39 - 31/10/26
Të rinjtë protestues maskohen si Belinda Balluku dhe Edi Rama, ironizojnë thirrjet për dialog
Aktualitet

Të rinjtë protestues maskohen si Belinda Balluku dhe Edi Rama, ironizojnë thirrjet për dialog

15:25 - 31/10/26
Para
Moti bën kthesën e papritur. Ja çfarë do të ndodhë nesër

Moti bën kthesën e papritur. Ja çfarë do të ndodhë nesër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë
Botë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

 Demonstrata që u zhvillua më herët këtëtë shtunën pasdite me iniciativën e “Gen Z regelt” në Hamburg u shndërrua në...

Lexo më shumë
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

20:13 - 31/10/26
“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

20:04 - 31/10/26
Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, efektivët përdorin spray ndaj të rinjve

Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, efektivët përdorin spray ndaj të rinjve

19:57 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com