GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mateo i vrarë dhe i groposur kërkonte ndihmë me një dorë jashtë dheut

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mateo i vrarë dhe i groposur kërkonte ndihmë me një dorë jashtë dheut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të tjera rrengjethëse kanë dalë rreth mënyrës se si Klodian Çalamani vrau Maeton e Vogël.  Dosja e plotë e publikuar nga Prokuroria  zbardh të gjithë dinamikën se si arriti policia dhe prindërit të vogëlushit të bien në gjurmët e të birit, që pak orë më parë ishte groposur në mënyrë makabre nga Çalamani. Mësohet se, në orën 14:58 babai i Mateo Vasiu,  Ligor Vasiu, ka bërë kallëzim penal se rreth orës 13:00 është njoftuar në telefon nga bashkëshortja e tij, se djali Mateo Vasiu, nuk kishte shkruar në banesë dhe nuk dihej vendodhja e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallëzimi penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori. Nga kryerja e një kamere sigurie disa metra pranë banesës së të miturit, është konstatuar se, Mateo Vasiu, është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij në orën 10:33 dhe në orën 10:37 është parë të lëvizë me një biçikletë në lagje.

Në fakt Mateo, ka marrë biçikletën, pasi Çalamanit dhe ia ka dhënë që t’i blinte një bukë  dhe pasi e ka marrë bukën në dyqanin e fshatit Matoe ia ka çuar Çalamanit për ta ngrënë. Me këtë gjë ai e ka mashtruar Maeton dhe e ka futur atë në banesën e tij, ku më pas ka kryer ekzekutimin dhe e groposi vogëlushin. 

Mësohet se, policia ka bërë  identifikimin e biçikletës që ishte e Çalamanit dhe për herë të fundit Mateo ishte parë duke lënë biçikletën në banesën e autorit. Kështu menjëherë është shkuar menjëherë për kontroll tek banesa e shtetasit Klodian Çalamani, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë. Por asnjë gjurmë të Mateos, ndërsa pas disa minutash kontroll në një distancë 22 metra nga hyrja e banesës, pranë një avllie, është dalluar një pjesë toke e punuar e freskët dhe në formë të çrregullt. Që nga larg mbi sipërfaqen e oborrit, policia ka dalluar dorën e vogëlushit, që dukej sikur kërkonte ndihmë edhe pse goditja me sende të fortë i kishte marrë jetën në vend.

Në gishtin tregues dhe në atë të madh të dorës vërehen njolla me ngjyrë të kuqe, si ato të gjakut. Në kyçin e kësaj dore vërehet e lidhur një lidhëse me ngjyrë blu. Pasi hiqet dheu, vërehet se në brendësi të gropës gjendet kufoma e një fëmije të seksit mashkull, ku në pjesën e sipërme, mban veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe. Pasi hiqet trupi i fëmijës, vërehet se të dyja këmbët janë të përthyera prapa. Pak më larg gropës, policia gjeti një kazëm guri me bisht druri e shtrirë në tokë, me drejtim jug-veri. Pas pastrimit të dheut, u gjend e shtruar në pjesën e poshtme të gropës, thes plastik me ngjyrë të bardhë, i grisur, me mbishkrimin “Diamond Fosfat”, i ndotur me njolla gjaku.

Nëna e engjëllit të vogël shprehet se, dora e Mateos kishte mbetur jashtë, e pagroposur. Si një shenjë rezistence ndaj Çalamanit dhe si një thirrje për banorët që ta shpëtonin nga duart e tij.

Etiketa: Fiergroposjemateo

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
Rama shpërblen Afrim Qendron, emërohet prefekt i Tiranës

Rama shpërblen Afrim Qendron, emërohet prefekt i Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com