GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbahet sot samiti BE-BP, i pranishëm dhe Rama

08:30 - 06/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbahet sot samiti BE-BP, i pranishëm dhe Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, do të mblidhen ditën e sotme në samitin e Brdos në Slloveni. I pranishëm mes tyre mësohet se do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur në Slloveni një ditë më parë.

Takimi pritet të nisë rreth orës 08:40, ndërsa pritet që në orën 13:30 të ketë edhe një konferencë për mediet. Ky samit pritet të japë një mesazh mbi çështjen e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Një temë tjetër kryesore që pritet të diskutohet është rritja e çmimeve të gazit.

Një ditë më parë, është zbardhur axhenda e cila pritet të diskutohet nga liderët e Ballkanit e BP dhe BE. Sipas axhendës, samiti do të kryesohet nga Charles Michel, President i Këshillit Evropian, i cili bashkë me presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë BE -në.

Në samit pritet të diskutohet rreth riafirmimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, i cili është me interes strategjik reciprok dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike. Gjithashtu në qendër të bisedimeve do jetë dhe zhvillimi i bashkëpunimit  dhe rimëkëmbja socio-ekonomike të rajonit, në kontekstin e pandemisë së Covid-19.

Zbatimi i Planit Ekonomik dhe të Investimeve (EIP), i cili përcakton një paketë të konsiderueshme investimesh dhe do të gjenerojë rritje më të qëndrueshme dhe të fokusuar tek njerëzit, duke përfituar rajonin dhe Evropën në tërësi, do të jetë gjithashtu në qendër të diskutimeve.

Samiti është pjesë e angazhimit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me axhendën Strategjike 2019-2024. Ai pason Samitin BE-Ballkan Perëndimor 2018 në Sofje dhe samitin 2020 BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, i cili u mbajt përmes video-konferencës.

Etiketa: BEBP

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
E rëndë në Izrael, u konvertua nga myslimane në të krishterë, djali vret të ëmën

E rëndë në Izrael, u konvertua nga myslimane në të krishterë, djali vret të ëmën

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com