GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Mbas publikimit, fansat zhgënjehen me këngën e Dafina Zeqirit dhe Kidës (FOTO)

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbas publikimit, fansat zhgënjehen me këngën e Dafina Zeqirit dhe Kidës (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kida dhe Dafina Zeqiri? Kur njerëzit mësuan se dy këngëtaret do bëhen bashkë për një këngë krijuan pritshmëri të mëdha dhe shumë ishin të bindur se do ishte hit. Projekti tashmë u publikua por shumë persona kanë mbetur të zhgënjyer. Fansat e dyshes shprehen se kënga është e bukur, por kanë pritur më shumë prej tyre.

Si në sektorin e komenteve në rrjetin social YouTube, ashtu edhe në rrjetet e tjera sociale vihet re pakënaqësia e dëgjuesve.

Teksa të gjithë bien dakord se Kida dhe Dafina kanë potencial shumë të madh, po ashtu bien dakord se nuk kanë dhënë më të mirën e tyre për “Luje belin”. Dikush që ka marrë qindra pëlqime në YouTube shkruan: “Këngë e mirë por Dafina dhe Kida kanë patur potecial të madh për një hit ndërkombëtar. Gjithsesi suksese”.

Po ashtu edhe një komentuese tjetër shprehet se kënga ka përsëritje dhe nuk është në nivelin që pritej. “Dy artiste me potencial kaq të madh, nuk e keni shfrytëzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Kënga më pëlqen se është ndryshe, këngë ritmike dhe clubi por tekst ka shumë pak, vetëm përsëritje. Sidoqoftë më pëlqen, por keni patur mundësi të bëni më mirë.”

“Kjo këngë është shumë e mirë por unë kam pritur pak më shumë nga dy artiste si këto të dyja!”-komenton dikush që i vlerëson vajzat si dy nga më të mirat në Kosovë.

As në TikTok nuk kanë munguar kritikat. Një përdorues i rrjetit social bën krahasimin e këngëve të mëparshme verore të Dafinës me këtë të fundit, duke e cilësuar ‘muzikë të lirë’.

“Nuk mund ta besoj që Dafina dhe Kida e dëgjuan këtë këngë jashtë mode dhe thanë: Po ky është hit le ta publikojmë”- shprehet një person tjetër.

Ndërkohë këto komente sigurisht nuk kanë kaluar pa marrë vëmendjen e Dafinës. Një përoduruese ka shpërndarë një video ku shkruan: “Motivi i këngës: Hajt kryesore e kemi një hit bashkë këtë verë”. Dafina nuk ka ngurruar të komentojë duke shkruar: “WOW, shpresoj mos të të shoh ty dhe shoqet e tua që keni komentuar gjëra të këqija duke kërcyer me këtë këngë.”

Në fakt të gjithë bien dakord se kjo këngë është idealja për të kërcyer, çfarë i shqetëson njerëzit është teksti i dobët. Megjithatë, Dafina dhe Kida kanë treguar se mund të bëjnë shumë më mirë dhe le të shërbejë kjo këngë si një mësim për herën tjetër.

https://www.tiktok.com/@rinavald/video/7107179176368639238?referer_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&referer_video_id=7107179176368639238&refer=embed

https://www.tiktok.com/@valdrinmehmeti98/video/7107189065312750853?referer_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&referer_video_id=7107189065312750853&refer=embed

Etiketa: Dafina ZeqiriKengeKida

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Kristjan Asllani objektiv real, Juve parakalon Milanin me planin e saj

Interi hap thesin, oferta për Kristjan Asllanin është bindëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com