GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbështetësit e Bashës në sulm ndaj Bardhit: Pse ke ndryshuar qëndrim?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbështetësit e Bashës në sulm ndaj Bardhit: Pse ke ndryshuar qëndrim?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbështetës të Lulzim Bashës kanë nisur një seri sulmesh ndaj Gazment Bardhit, i cili sot arriti të mbledhë në një tryezë 43 deputetë të opozitës, pavarësisht grupimeve ku ata bëjnë pjesë, për të unifikuar qëndrimin kundër Qeverisë Rama.

Tryezës nuk iu bashkuan deputetët e PDIU-së, por edhe ata që konsiderohen si PD zyrtare apo e vulës, e cila drejtohet nga Lulzim Basha.

Arbi Agalliu, një prej deputetëve që mbështet Bashën, ka reaguar për tryezën e thirrur nga Bardhi, ndërsa në vëmendje ka sjellë pikërisht akuzat që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së i bënte Sali Berishës.

Agalliu shprehet se dje mendonin dhe artikulonin faktin se non grata me qeverinë ndanin pushtet, kulla dhe para, ndërsa sot ulen përballë njëri-tjetrit.

“Çfarë ka ndryshuar sot për disa kolegë? Deri dje ishin të vendosur për të mbështetur qendrimet e aleatëve strategjikë si SHBA, BE dhe Britani e Madhe.

Deri dje mendonin dhe artikulonin faktin se non grata me qeverinë ndanin pushtet, kulla dhe para.

U akuzuan me njëri tjetrin si vrasës, babi i x apo y, përfaqësues oligarkësh, etj.  Sot çfarë ndryshoi?

Sot u ulen përball njëri tjetrit dhe bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nuk të bënë opozitar të ulesh në hollet e hoteleve por së pari të mos jeshë i damkosur për korrupsion nga SHBA dhe Britani e Madhe apo të mos përflitesh (edhe me fakte) për biznese të pa ligjshme me qeverinë.

Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar!

Ndaj, çfarë ndryshoi?”, shkruan Agalliu në rrjetin social.

Ndërkohë, në një intervistë për Euronews Albania, Taulanta Jupi, anëtare e Kryesisë së PD-së që drejtohet nga Basha, tha se kundër Edi Ramës mund të luftohet vetëm me moral politik.

Në vijim ajo i kërkoi Gazment Bardhit që të bëjë publike cilët ndërkombëtar ka takuar, çfarë i kanë thënë ata dhe cilët e kanë udhëzuar që të bashkëpunojë me Sali Berishën, i shpallur “non grata” nga SHBA.

“Ky moral politik nuk është duke iu ofruar shqiptarëve, përballë një të korruptuari, ca të korruptuar të tjerë, apo ca të tjerë të shpallur non grata. Shqiptarët nuk do të zgjedhin më të keqen më të vogël.

Po e shikojmë nga zgjedhjet në zgjedhje se numri i shqiptarëve që besojnë te politika po bie gjithnjë e më tepër.

Kjo do të thotë se shqiptarët po refuzojnë një opozitë që kërkon bashkimin, kërkon forcën opozitare pikërisht te numrat.

Forca opozitare sot duhet gjetur te vlerat. Partia Demokratike ka qëndruar në një betejë të rëndësishme me vetveten. Nuk është kaq e thjeshtë të luftosh dhe të këpusësh zinxhirin 32-vjeçar të një politike që ka refuzuar të qarkullojë elitën e saj, ka refuzuar të sjellë në krye të vendit njerëz të vlefshëm për ta drejtuar Shqipërinë drejt së ardhmes”, u shpreh Jupi.

Etiketa: AgalliuBardhiDebatetjupiPD

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Tha se Botërori ishte i trukuar, Virgil reagon pas fjalëve të Van Gaal

Tha se Botërori ishte i trukuar, Virgil reagon pas fjalëve të Van Gaal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com