GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në mbështetje të lëvizjes studentore për dorëheqjen e Ramës, nis marshimi i demokratëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Në mbështetje të lëvizjes studentore për dorëheqjen e Ramës, nis marshimi i demokratëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu siç kishin paralajmëruar, demokratët kanë nisur marshimin në mbështetje të protestës studentore, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë.

Të rinj demokratë, së bashku me drejtues të Partisë Demokratike, janë nisur nga selia blu dhe kanë marshuar në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku ndërkohë janë mbledhur edhe mbështetës të tjerë të opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta.

Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje me qeverinë Rama, ndërsa ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohen në atë që e konsideroi një protestë kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, demokratët pritet t’u bashkohen studentëve në protestën e tyre, duke bërë të përbashkët kauzën dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: DemokratëKryesore1marshimStudente

Lajme të lidhura

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e akteve hetimore dhe provave ndaj tij
Breaking Views

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e akteve hetimore dhe provave ndaj tij

21:00 - 27/11/26
Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet shqiptari, një tjetër arrestohet dhe i treti arratiset
Aktualitet

Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet shqiptari, një tjetër arrestohet dhe i treti arratiset

20:32 - 27/11/26
Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin pas tubimit para Kryeministrisë
Breaking Views

Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin pas tubimit para Kryeministrisë

20:25 - 27/11/26
Para
Të ulur te ‘tavolina e dialogut‘, demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Të ulur te ‘tavolina e dialogut‘, demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e akteve hetimore dhe provave ndaj tij
Breaking Views

Veliaj çon SPAK-un në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e akteve hetimore dhe provave ndaj tij

21:00 - 27/11/26

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar konstatimin e shkeljeve procedurale që, sipas tij, janë kryer nga...

Lexo më shumë
Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet shqiptari, një tjetër arrestohet dhe i treti arratiset

Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet shqiptari, një tjetër arrestohet dhe i treti arratiset

20:32 - 27/11/26
Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin pas tubimit para Kryeministrisë

Protesta zhvendoset në rrugët e Tiranës, qytetarët vijojnë marshimin pas tubimit para Kryeministrisë

20:25 - 27/11/26
“Ju erdhi fundi”/ Në ditën e 181-të të protestës, qytetarja përplaset me policinë, vendoset kordon te Kryeministria

“Ju erdhi fundi”/ Në ditën e 181-të të protestës, qytetarja përplaset me policinë, vendoset kordon te Kryeministria

20:16 - 27/11/26
Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

15:44 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com