GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbeten aktive vatrat e zjarrit në Tropojë dhe Has, ja si paraqitet situata

09:09 - 28/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbeten aktive vatrat e zjarrit në Tropojë dhe Has, ja si paraqitet situata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tropojë dhe Has vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Vatrat janë aktive në zonën pyjore të fshatit Zogaj, në vendin e quajtur Maja e Krajlicës dhe në vendin e quajtur Firza e Qemes, afër fshatit Kishaj.

Për shuarjen e flakëve, pritet angazhimi i forcave zjarrfikëse.

Situata e zjarreve në bashkinë Has

Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri, ku aktualisht të dyja janë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Has do të angazhohen: nga bashkia 50 forca, dhe nga Reparti usht. nr.1120 Kukës 30 forca, 1 Autozjarrfikëse dhe 1 mjet transport trupash.

Situata e zjarreve në bashkinë Tropojë

Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.

Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll. Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën dhe vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë aktive.

Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave nga bashkia Tropojë do të angazhohen: nga bashkia 120 forca, -nga institucionet lokale 60 dhe forcat e armatosura sipas kërkesës së bërë. Në terren operacionet do të drejtohen dhe monitorohen nga Kryetarët e bashkive Tropojë dhe Has në bashkëveprim me drejtuësit kryesor të njësive ushtarake e të strukturave operacionale.

Vatër edhe në malin e Rencit

Zjarri i rënë prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor i ndihmuar edhe nga 50 forca ushtrie kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll.

Operacioni për shuarjen e flakëve ka nisur mëngjesin e sotëm. Aktualisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar, ndërkohë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj, por nuk përbën problem për zonën e banuar.

Etiketa: SituataZjarr

Lajme të lidhura

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Para
Spektakël me pesë gola të shënuar, Milan mposht Manchester City

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milan mposht Manchester City

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkullaku ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Megalloman, diktatoruc
Aktualitet

Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë aspak demokratik

08:30 - 08/04/26

Gazetari Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com