GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mbledh kartat për PS”, kallëzohet penalisht drejtoresha e Kopshtit

12:51 - 16/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbledh kartat për PS”, kallëzohet penalisht drejtoresha e Kopshtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kallëzohet penalisht drejtoresha e kopshtit nr.9 në Elbasan. Vendimi është marrë nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, kjo dega e PD akuzon Lalën se ka mbledhur kartat e identitetit bashkë me numrat duke kërkuar mbështetje dhe angazhim të punonjësve për Partinë Socialiste në garën e 14 majit 2023. PD shton se “do të ndjekë të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste!”

Deklarata e plotë: 

Kallëzim penal për drejtoreshën e Kopshti nr.9 në Elbasan, Valbona Lala!

Njoftim për Mediat Partia Demokratike Dega Elbasan ka paralajmëruar edhe më herët se po ndjek me përgjegjshmëri dhe kujdes të plotë sjelljen e drejtuesve të çdo niveli në institucionet publike në Elbasan, sa i takon qëndrimeve të tyre në raport me vartësit në funksion të procesit zgjedhor të 14 majit! Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Elbasan, Blendi Himçi në daljen e tij të fundit për mediat paralajmëroi çdo zyrtarë publik të mos abuzojë me funksionin që mban,duke ushtruar presione të çdo lloj natyre ndaj nënpunësve që ka në varësi!

Në funksion të këtij zotimi, pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nënpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala, Departamenti Ligjor në PD ka vendosur t’i drejtohet institucioneve të drejtësisë duke e kallëzuar penalisht këtë të fundit!

Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste! Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni.

Partia Demokratike Dega Elbasan do të ndjek të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste! Llogaritë do t’i keni të hapura me institucionet e drejtësisë. Rikujtesë:Kur të jeni atje, as Gledi në ikje s’do mund të bëj asgjë për tju shpëtuar! Sepse siç është edhe tradita e socialistëve miqtë i shesin të parët!

Etiketa: drejtoresha e kopshtitElbasanKryesore1Partia Demokratike

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Boja për votuesit/ KQZ, tender të parakohshëm për zgjedhjet në 2025

Boja për votuesit/ KQZ, tender të parakohshëm për zgjedhjet në 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Lexo më shumë
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com