GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, sërish debate mes Bashës dhe Nokës

13:28 - 25/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e grupit parlamentar të PD, sërish debate mes Bashës dhe Nokës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shoqëruar sërish me debate mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mes Flamur Nokës dhe kreut Lulzim Basha. Mësohet se Noka i ka thënë liderit të demokratëve që në mbledhje po diskutohet si të jetë situata normale, por sipas tij, demokratët janë të paqartë.

Noka: Deri në zgjedhjen e kryesisë e kishe kauzën politike “masakrën zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes së kryesisë, ti e ktheve në thërrime çështjen e masakrës zgjedhore.
Basha: S’është e vërtetë. Unë e kam deklaruar dhe kam folur për masakrën në çdo dalje timen. Ju duhet të merrni informacion pranë prokurorive dhe të interesoheni për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ashtu siç u bë me Vaun e Dejës.

Noka: Ti duhet të dalësh në terren, për t’u shpjeguar demokratëve vendimin që more për përjashtimin e Berishës, se ke përçarë demokratët.
Basha: Do t’i sqaroj demokratet, por pa i hedhur benzinë zjarrit.
Noka: Ti i ke hedhur tritolin.

Oerd Bylykbashi: Reformat nëse do nisin, duhet bërë më parë strategjia, dhe reforma pa pasur një strategji të qartë…

Reformat duhet të jenë për të arritur tek rezultatet që synojnë dhe jo për të mbuluar zhvillimet e tjera. Synimet kryesore tonat janë Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale, por reformat duhet të gjejnë kohën e vet për t’i filluar.

Basha: Jam dakord për strategjinë.

Bylykbashi: S’të vë faj për 2014-ën se është i vetmi vendim qe ke marrë në mënyrë kolegjiale, të tjerat i ke marrë vetë.

Në mbledhjen që nisi në orën 11:00 në selinë blu, është vendosur që deputetët demokratë të paraqiten në salla sa herë që të kenë mbledhje të Komisioneve Parlamentare.

Demokratët kanë diskutuar edhe për Reformën Territoriale, për të cilën kreu i PD-së tha se shumë shpejt do të ngrihet grupi i punës dhe do të nisin konsultimet me qytetarët në zonat e deputetëve.

Basha ka udhëzuar deputetët që të zbresin në zonat e tyre dhe të adresojnë problemet e qytetarëve, kryesisht për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Ai i ka konsideruar skandaloze çmimet e rritura, që sipas tij dëmtojnë shumicën e qytetarëve.

Kryedemokrati ka qenë i prerë kur është shprehur se PD duhet të bëjë gjithçka që të ndajë politikën nga krimi, dhe se duhen denoncuar aferat e përditshme korruptive të qeverisë.

Etiketa: DebatPD

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Damian Gjiknuri: Do t’i fitojmë sërish zgjedhjet në Elbasan

Damian Gjiknuri: Do t’i fitojmë sërish zgjedhjet në Elbasan

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com