GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisionet Parlamentare, Balla: 8 janë pak, propozova të bëhen 12

11:24 - 23/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisionet Parlamentare, Balla:  8 janë pak, propozova të bëhen 12
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të seancës plenare për ngritjen e Komisioneve Parlamentare, ka dalë në një prononcim për mediet kreu i grupit parlamentar PS, Taulant Balla.

Balla ka thënë para gazetarëve se mbledhjet e Komisioneve do vijojnë online dhe se opozita duhet të gjeje arsye të tjera për t’u shqetësuar.

“Unë besoj që do njiheni me procesverbalin e konferencës së kryetarëve ku është qartësisht shpjeguar vijueshmëria e punës në komisione. Natyrshëm do ketë komisione që do zhvillojnë punën online dhe po aq natyrshëm do ketë mbledhje të komisioneve që do shfrytëzojnë dy sallat e vetme për mbledhje komisioni me distanca dhe si e tillë mendoj që opozita të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar, por jo këtë arsye. Nëse do ketë një seancë të rëndësishme do jetë fizikisht. Por në një punë normale, sikurse zhvillohet në PE, në parlamentin e Francës apo Bundestag, të njëjtën gjë po bën dhe kuvendi i Shqipërisë”.

Ai deklaroi pas seancës së sotme plenare se mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në konferencën e kryetarëve për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve.

“Në konferencën e kryetarëve ramë dakord për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve. Afati i dy dozave është përcaktim që e bëjnë ekspertët, varet dhe nga lloji i vaksinës. Ky është mesazhi më i mirë që bën kuvendi sot. I bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen. E rëndësishme t’iu drejtohemi studentëve kur po i afrohemi vitit të ri universitar, çdo student duhet të vaksinohet dhe këtë gjë duhet ta bëjë i pari Kuvendi. Mua më vjen keq, nuk e di ku e kanë dëgjuar që Shqipëria nuk është në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme, vendimi i qeverisë është vijues, ne vazhdojmë të jemi të kujdesshëm”, tha Balla.

Balla ka propozuar në mbledhjen e kryetarëve që nga 8 komisione të jenë 12 të tillë. Deputeti socialist ka argumentuar se me 8 komisione nuk mund të arrihen rezultate në larta në Komisionet Parlamentare, ndërsa ka pasur dhe dakordësinë e opozitës.

Etiketa: PSTaulant Balla

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Del lista me kandidatët për President të FSHF-së, në garë edhe Ilda Bejleri

Kandidate për presidente te FSHF-së? Ilda Bejleri zbulon të vërtetën

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com