GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses mbi Rregulloren e Kuvendit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses mbi Rregulloren e Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi mblodhi sot Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Kryeparlamentari tha se nuk do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rregulloren, pasi do të pritet vendimi i zbardhur, por do të prezantohen ndryshimet e propozuara.

“Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk na mbledh domosdoshmëria për të reflektuar vendimin e GJK, në rregulloren tonë, por mblidhemi iniciuar nga një grup deputetësh, ku çdo deputet ka të drejtë të iniciojë vendime.

Në dijeninë time akoma s’ka një zbardhje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mos kini merak se nuk do nxitojmë të reflektojmë në rregullore, ato çka thotë dispozitivi, pa u zbardhur vendimi. Do zbardhet vendimi, do ta kalojmë paraprakisht në Këshillin e Legjislacionit dhe më pas do të mbërrijë këtu për t’u reflektuar”.

Ndërkaq, Gent Strazimiri theksoi se duhet pritur arysetimi i Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar se ku është shkelur kushtetuta. Strazimiri theksoi se Parlamenti ka kryer një veprim të rëndë dhe anti-kushtetues.

Diskutimet në mbledhje:

Gent Strazimiri: Pse duhet të vazhdojmë sot me urgjencë në një kohë kur ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur në shkelje duke propozuar seancës një veprim antikushtetues. Bëjmë sikur gjëja nuk ka ndodhur, fillojmë menjëherë nga e para. Kjo nuk është aspak reflektive. Ajo që themi, pikërisht se nuk ka ndonjë urgjencë të madhe, pse të mos presim në këtë akt reflektimi, argumentimin e GJK që të biem. Ta presim o Niko! Pse duhet ti dëgjojmë sot dhe jo nesër.

Niko Peleshi: Sot nuk po iu ftoj që të ezaurojmë propozimet nga një grup deputetët, por t’i dëgjojmë. Të mos prekim çështje që janë objekt i vendimit të GJK, të japim kohën e nevojshme, jo vetëm çështjeve të GJK me të cilat nuk merremi dot se nuk është zbardhur vendimi dhe e dyta duhet të kalojë në këshillin e legjislacionit. Të dëgjojmë prezantimin sot, të mblidhemi në një tjetër. Dhe çështjet që janë objekt i GJK nuk do të trajtohen as me urgjencë dhe as pa dalë vendimi i GJK apo pa kaluar në këshillin e legjislacionit.

Elda Hoti: Kushtetuta për ju është Taulanti, për ne është kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Nuk mund të lejomë që në këtë mbledhje të shkeljet kushtetuta se shqyrtimi dhe miratimi i këtyre ndryshimeve cenon nenin 132 të kushtetutës, që sanksionon se vendimet e GJK janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Në rastin e Ballukut, u shty pafund mbledhja e këshillit duke pritur vendimin e GJK iu vlen, është fatkeqësi që kjo maxhorancë e trajton parlamentin si institucion një partiak. Kjo është e treta herë radhazi që maxhoranca propozon ndryshime të njëanshme për rregulloren e kuvendit. Kjo është për t’i kufizuar kohën opozitës. Të presim zbardhjen e vendimit të GJK dhe të respektojmë kushtetutën e Shqipërisë.

Etiketa: kushtetuesemandaterregullore

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet
Aktualitet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
Para
“Bashkia dhe qeveria heshtin”/ Teliti: Tirana është në prag paralize, nga ulja me 40% e transportit urban

"Bashkia dhe qeveria heshtin"/ Teliti: Tirana është në prag paralize, nga ulja me 40% e transportit urban

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26

Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të...

Lexo më shumë
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com