GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mblidhet sot Kuvendi, seancë maratonë për buxhetin 2022

08:05 - 15/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet sot Kuvendi, seancë maratonë për buxhetin 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të hënë pritet që të mblidhet Kuvendi, ku do të diskutohet gjerë e gjatë lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm. Diskutimet në parim për projektligjin më të rëndësishëm “Për buxhetin e vitit 2022”, siç ndodh zakonisht do t’i nënshtrohen një seance maratonë që do të nisi në orën 10:00 për të vijuar dhe të martën e 16 nëntorit.

Projekt buxheti dhe draftet e propozuara kanë bërë jehonë në media dhe në debatet politike për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me një sërë sektorësh.    

Pandemia dhe tërmeti i dy viteve më parë, për mazhorancën do vijojnë të kenë “peshë” dhe në vitin e ardhshëm, ku iu bashkohet dhe kriza energjetike që ka përfshirë disa vende të botës.   

Ndonëse mazhoranca lobon një progres ekonomik të vendit, borxhi publik ka arritur në 80%, por lidhur me këtë po qeveria ka premtuar se do ta ul në 78.9%, ndërsa mënyrën se si do e kuptojmë të hënën e në vazhdim.

Shpenzimet parashikohet të shkojnë në favor të disa investimesh publike të papërfunduara nga vitet e shkuara, në rindërtim, pandemi dhe dhe projekte të tjera infrastrukturore në ndërtimin e rrugëve, aeroporteve, investime në ujësjellës kanalizime si dhe në sektorë të tjerë.

Gjithashtu, projektbuxheti 2022 parashikon rritje të pagave për arsimtarët e mjekët, si dhe indeksim të pensioneve. Mbështetja e këtyre projekteve që do të miratohen në Kuvend, do të bëhet dhe nga eurobondi që shteti ynë do të marrë në tregjet ndërkombëtare.

Për herë të parë Shqipëria në vitin 2010 nisi marrjen e Eurobondit me vlerë 300 milion euro. Pesë vite më vonë shuma e marrë nga tregjet ndërkombëtare shkoi në 450 milion euro. Eurobondi i tretë pësoi rritje krahasuar me dy Eurobondet e mëparshme duke shkuar në 500 milion euro. Ndërkohë Eurobondi i një viti më parë shkoi po me rritje në 650 milion euro për tu përsëritur në një vlerë të shtuar në 700 milion këtë vit.

Në bazë të njoftimit të kuvendit seancë do të mblidhet të hënën e 15 nëntorit dhe do të vazhdoje edhe në datën 16 nëntor deri në miratimin në parim të buxhetit.  Buxheti për vitin e ardhshëm është në masën 537 miliardë lekë. 

Etiketa: buxhetimaratoneseance

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Këshilli i BE-së do të diskutojë sot për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i BE-së do të diskutojë sot për dialogun Kosovë-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com