GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Mbretëresha e Anglisë nuk pranon plakjen, refuzon çmimin “E moshuara e vitit”

14:06 - 20/10/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbretëresha e Anglisë nuk pranon plakjen, refuzon çmimin “E moshuara e vitit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbretëresha Elizabeth II, e cila mbushi 95 vjeçe prillin e këtij viti ka refuzuar çmimin që i ishte dhënë për arsye moshe, duke e bërë të qartë se ajo nuk ndihej e moshuar. Kjo u raportua nga revista “The Oldie”, një botim i rezervuar për botën e të moshuarve, i cili çdo vit jep çmimin në fjalë, të titulluar “Oldie of the Year” ose në shqip “E moshuara e vitit”.


Muajt e fundit, drejtuesit e revistës iu drejtuan sovranes, përmes kanaleve të gjykatës, për ta pyetur me respekt nëse ishte e gatshme të pranonte çmimin, që u refuzua me një argumentim. “Madhëria e saj beson se njeriu plaket kur do vetë, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse që të pranojë çmimin dhe shpreson që të gjendet personi i denjë për këtë çmim”, thuhej në letrën e ndihmësit të Mbretëreshës Elizabeth, dërguar revistës Oldie.


Prandaj, Mbretëresha, e cila ka kaluar gati 70 vjet në fron, nuk beson se ajo i plotëson kriteret “e parashikuara për marrjen e një çmimi dhe shpreson se do të gjejë një marrës më të përshtatshëm”.


Mesa duket Mbretëresha Elizabeth II ndjek gjurmët e bashkëshortit, Princit Philip i cili u nda nga jeta në Prill të këtij viti në moshën 99-vjeçare. 10 vite më parë, atij iu dha i njëjti çmim por edhe ai e refuzoi.


Marrësi i identifikuar në fund nga revista është artistja e famshme franko-amerikane e kinemasë hollivudiane, Leslie Caron, e cila është 90 vjeç, pesë më pak se Mbretëresha Elizabeth.

Etiketa: AngliMbretëresha Elizabeth II

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Bosnja punëson gjyqtarin shqiptar Bianku, Manjani: Turp, nuk kishte një vend këtu?!

Bosnja punëson gjyqtarin shqiptar Bianku, Manjani: Turp, nuk kishte një vend këtu?!

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com