GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbretëresha në “udhëtimin e fundit”, ja fillimet e Mbreti Charles III si monark

19:46 - 12/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbretëresha në “udhëtimin e fundit”, ja fillimet e Mbreti Charles III si monark
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monarkja më jetëgjatë në Britani mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 8 shtatorit duke lënë pas një trashëgimi të pasur lidershipi.

Trupi i Mbretëreshës la kështjellën Balmoral ditën e djeshme për të nisur udhëtimin e fundit drejt kryeqytetit të Skocisë Edinburgh. Trupi i saj udhëtoi nëpër qytetet e Skocisë ndërkohë që mijëra njerëz dolën në rrugë për ti dhënë lamtumirën e fundit monarkes që dhe në kohë sfidash e mbajti Skocinë e bashkuar brenda Mbretërisë së Bashkuar. Trupi i Mbretëreshës Elisabeth II gjatë ditës së sotme do të qëndrojnë në Katedralen e Shën Giles ku populli do të kryejë nderimet.

Por ndërkohë që Mbretëresha përshkon rrugën e saj të fundit në vendin që i kushtoi jetën Mbreti i ri Charles III ka nisur rrugëtimin e fillimit të të qenurit monark në monarkinë më të diskutuar dhe dominuese të botës.

Mbreti i ri pas betimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës ka nisur tour-in e tij të takimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Komonuelthit ku ai njihet si Kreu i Shteti. Sot ai ishte krah vëllezërve dhe motrës së tij për të nderuar trupin e Mbretëreshës, ai u pa i veshur me rroba ushtarake siç e do protokolli mbretëror ndërkohë që dukej i pikëlluar.

Ai këtë pasdite do të zhvillojë një takim me kryeministren e Skocisë dhe kryetarin e Parlamentit.

Mbretëresha Elisabeth II mbylli sytë përgjithmonë pasditen e 8 shtatorit. Ajo ishte vendosur në kështjellën Balnmoral në Skoci pas probleme shëndetësore. Pasi mjekët konstatuan rëndimin e gjendjes shëndetësore familja mbretërore nxitoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes më jetëgjatë dhe gruas që për dekada me rrallë frymëzoi botën. Mbretëresha Elisabeth do të mbahet mend gjatë nga të gjithë pasi me qartësinë dhe diplomacinë e saj vendosi respekt edhe aty kur dikur Mbretëria e Bashkuar shihej si okupatore dhe kolonizuese. Në nder të saj është vendi do të mbajë 17 ditë zie kombëtare.

Etiketa: MbretereshaVdekje

Lajme të lidhura

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër
Botë

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26
Para
Pas vdekjes së Mbretëreshës, Meta vizitë në ambasadën britanike në Tiranë: Shqiptarët do t’i…

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Meta vizitë në ambasadën britanike në Tiranë: Shqiptarët do t’i...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 28/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

07:31 - 28/03/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Mars 2026

07:28 - 28/03/26
Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com