GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mbreti i ri i Britanisë, Charles III ka shkuar dy herë në Kosovë

12:08 - 09/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbreti i ri i Britanisë, Charles III ka shkuar dy herë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Princi Charles i Uellsit që tani do të jetë Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II ka vizituar Kosovën dy herë. Herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016. Çifti i familjes mbretërore britanike Princi Charles dhe Dukesha Camila në vizitën e tyre para 6 vjetëve janë pritur me ceremoni të lartë shtetërore. Princi Charles tani mbret dhe Dukesha takuan udhëheqësit e tjerë politikë në Kosovë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte dekoruar Princin britanik Charles me “Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.

Princi britanik ishte pritur nga një numër i madh i qytetarëve gjatë qëndrimit në qytetin e Prizrenit. Kurse, gjatë vizitës së parë të tij në shtator 1999, Princi Charles në uniformë ushtarake kishte vizituar trupat britanike të KFOR-it që menjëherë pas luftës numëronin rreth 10 mijë ushtarë të stacionuara në Kosovë.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe ka kujtuar kohën kur e kishte mirëpritur Princin Charles gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë.

“Ngushëllimet e mia edhe njëherë Mbretërisë së Bashkuar, familjes dhe gjithë vendeve të Commonwealth për ikjen nga kjo jetë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretit të ri Charles i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në drejtimin e kësaj mbretërie. Mbreti Charles është ngushtë i lidhur me vendin tonë. Ai ka vizituar Kosovën dhe gjatë vizitës se tij të fundit ishte edhe mysafir në hotelin tonë”.

Vizitën e mbretit të ri të Mbretërisë së Bashkuar Charles III e ka rikujtuar edhe Drejtori i MCC-së në Kosovë, Petrit Selimi. Ai ka shpërndarë disa fotografi nga vizita e Princit britanik Charles më 2016 dhe shfaqjen e veprës artistike të artistit britanik Nathan Coley atëbotë në Prishtinë.

“Mbreti Charles III në Kosovë, duke parë ‘Një vend përtej besimit’”.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Familja e saj u mblodh në shtëpinë e saj në Balmoral të Skocisë, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Pallati mbretëror tha se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Mbretëresha mori fronin në vitin 1952 dhe mbretëroi plot 70 vjet. Pas vdekjes së saj, fronin e merr djali i saj i madh, Charles, ish-Princ i Uellsit. Përmes një deklarate, ai tha se vdekja e nënës së tij është një moment i madh trishtimi për të dhe familjen. Mbreti i ri do të njihet zyrtarisht si Mbreti Charles III. Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss, tha se kombi duhet të bashkohet për të mbështetur Mbretin. Ajo tha se vendi tani hyn në një epokë të re.

“Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë”.

 

Etiketa: carlsKosovembteret

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Shoku e braktisi, i mituri shqiptar gjendet i vetëm në Itali

Shqiptari tenton t’ia hedh policisë italiane, kapet rrugës për në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com