GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Mbyllet “Noma”, restoranti i shqiptarit ishte më i miri në botë

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet “Noma”, restoranti i shqiptarit ishte më i miri në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se një restorant i Kopenhagenit, “Noma” është një ikonë e kuzhinës. 5 herë numri “1” në botë, 3 yje “Michelin” dhe emri që ka rishkruar historinë e gastronomisë botërore që nga viti 2003. Por në fund të vitit 2024 ai do të mbyllë dyert. Shkak është bërë pandemia dhe mungesa e stafit. Shefi i kuzhinës me origjinë shqiptare, René Rexhepi thotë se ka kuptuar se ky model nuk është më i qëndrueshëm. Megjithatë ai jep edhe një mesazh qetësimi. “Ne po mbyllim një kapitull, por po hapim një tjetër më kreativ” – thotë ai.

Para se të shfaqej “Noma”, kuzhina daneze praktikisht nuk ekzistonte. Rexhepi i detyroi danezët të përdorin prodhimet e tyre vendase duke krijuar një mënyrë të re të kuzhinës nordike. Ai arriti që në vitin 2013 revista “Times” ta kurorëzojë si “zot i ushqimit”. Tani të gjithës kësaj po i vjen fundi. Megjithatë Rexhepi shpjegon në rrjetet sociale se “është gati të transformohet rrënjësisht”.

Në fakt, në vitin 2025 restoranti nuk do të ekzistojë më. Do të bëhet “Noma 3.0: një laborator i përhershëm eksperimentimi, në kërkim të shijeve të reja dhe projekteve sfiduese. Një fabrikë e natyrës”. Do të ketë ende shërbim në Kopenhagë, por vetëm herë pas here. Kjo kur stafi të ketë gjetur risi të mjaftueshme të gatimeve për t’i provuar. Pjesën tjetër, stafi do të udhëtojë nëpër botë duke studiuar dhe kërkuar ide.

Pse u mbyll?

“Gjatë pandemisë – shpjegon shefi i kuzhinës në një intervistë për “La Repubblica” – “në karantinën e parë të 2020, pata kohë të reflektoja për herë të parë në këto vite. Të punosh siç po bëjmë tani, në 10 apo 20 vitet e ardhshme nuk do të ketë një model i qëndrueshëm. Ka gjithnjë e më pak kuzhinierë të disponueshëm në botën tonë. Ne duhet të gjejmë një metodë që funksionon ndryshe. Kështu që vendosa të krijoj një plan mbi një ide të re të ngrënies së mirë. Ky është Projekti si lindi Noma”.

Shumë orë përpjekje, të paktën 60 në javë. Vetë Rexhepi e ka pranuar vazhdimisht se ky organizim nuk është i qëndrueshëm, as njerëzor dhe as ekonomik. “Pagimi i 100 punonjësve, garantimi i standardit të ushqimit dhe mbajtja e çmimeve të përballueshme për publikun (një darkë, sot aty kushton 470 euro për person, duke përjashtuar verërat, red) është ekonomikisht e pamundur”, – tha ai për New York Times. Viti 2021 përfundoi me humbje prej 230 mijë eurosh për të. Ideja tani është të rimodelohet funksionimi dhe restoranti të ketë një nivel të caktuar.

“Kur ta mbyllim, do të kalojmë kohë duke ndërtuar këtë platformë të re. Ëndrra jonë është të krijojmë një platformë financiare që mund t’u lejojë atyre që punojnë për ne të fitojnë më shumë. Ndoshta në të ardhmen do të jemi të hapur vetëm për 3 ose 4 muaj në vit. Pjesën tjetër të kohës do ta kalojmë në kreativitet” – shpjegon ai.

Etiketa: Noma

Lajme të lidhura

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare
Art & Kulturë

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Pelegrinazhi dhe historia e Abaz Aliut që pushoi 5 ditë në malin e Tomorrit
Aktualitet

Pelegrinazhi dhe historia e Abaz Aliut që pushoi 5 ditë në malin e Tomorrit

09:07 - 20/08/26
“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit
Art & Kulturë

“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

14:00 - 15/08/26
Para
Mblidhnin fruta për t’u ushqyer, 50 gra merren peng

Mblidhnin fruta për t’u ushqyer, 50 gra merren peng

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është larguar dhe më pas nuk është kthyer në institucion...

Lexo më shumë
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com