GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Mbyllet për 2 vjet Galeria Kombëtare e Arteve, aktivitetet do bëhen te Muzeu Historik

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet  për 2 vjet Galeria Kombëtare e Arteve, aktivitetet do bëhen te Muzeu Historik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Kulturës ka njoftuar se nga dita e sotme do të mbyllet Galeria Kombëtare e Arteve, për shkak të projektit që do bëj rikonstruktimin e godinës. Sipas burimeve, për shkak të punimeve do të pezullohet përkohësisht aktiviteti dhe shërbimi muzeor brenda kësaj godine. Ndërsa bëhet me dije se, plani është  që Galeria do të qëndrojë e mbyllur për 24 muaj, të paktën aq parashikohet në projektin për rikonstruktim.

Bëhet me dije se, Galeria Kombëtare e Arteve është ngarkuar të marrë masa për transferimin e orendive, pajisjeve, arkivin administrativ pranë ambienteve të Albafilm sh.a. Por aktiviteti i institucionit do të vijojë. Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar apo entitete të tjera do të zhvillohen ekspozita të përkohshme dhe programe publike.

Po ashtu, në bashkërendim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore, do të zhvillohen aktivitete kreative për edukimin e fëmijëve, në institucione arsimore. Periudha e realizimit të punimeve në godinën e GKA do të shfrytëzohet për restaurimin dhe digjitalizimin e fondit artistik dhe arkivave, në bashkërendim me institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore. Mësohet se, një godinë tjetër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët. Nga 4.600 m2 që është sot, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2.

Etiketa: arteMbylletpunime

Lajme të lidhura

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktualitet

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena

10:31 - 02/11/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Përmbysje spektakolare, Vllaznia në avantazh ndaj Dinamos

Përmbysje spektakolare, Vllaznia në avantazh ndaj Dinamos

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com