GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbyllet votimi në 5 bashkitë/ Pjesëmarrje tepër e ulët, Vlora “braktis” kutitë

18:19 - 09/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja sa votuan për  5 bashkitë deri në orën 16:00, Vlora me numrin më të ulët të pjesëmarrësve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orari zyrtar i votimit në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale ka përfunduar në orën 18:00 në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.

Qendrat e votimit u hapën në 07:00 të mëngjesit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi që procesi të përfundojë në 18:00, një orë më herët se zakonisht, për shkak të stinës.

Të dhënat e fundit të KQZ-së tregojnë një pjesëmarrje relativisht të ulët, rreth 17,9%, duke reflektuar interesin e kufizuar të qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Rekord mban qyteti i Vlorës ku nuk kanë dalë të votojnë më shumë se 12.37 për qind e atyre që kishin emrin në listat e votimit.

Ndërkohë pjesëmarrje më të lartë ka pasur Mati, me afro 40%.

Kandidatët në garë

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Partia Socialiste ka kandiduar Brunilda Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Gramoz Sakon në Tepelenë, Florenc Dokën në Cërrik dhe Altin Bojnin në Mat.

Opozita e bashkuar nuk ka paraqitur kandidatë politikë, por ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur.

Në Vlorë, ajo mbështet Dionis Sotën, ndërsa në garë ndodhet edhe Gjergj Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur në listat e Partisë Demokratike në vitin 2023.

Për Bashkinë e Beratit, opozitarët mbështesin Pavlo Shkarpën, në Tepelenë garon Gabriel Guma, ndërsa në Cërrik janë në garë Amarildo Hoxha (i pavarur) dhe Eligert Hima, përfaqësues i “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Në Mat konkurrojnë Eduart Brahilika (i pavarur) dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e Forumit të Gruas në PS.

Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme kaloi pa shumë zhurmë dhe as protagonizëm. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore.

 

Etiketa: Kryesore1Vlorevotim

Lajme të lidhura

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
IMT nis shembjen e kotecëve në fshatrat e Tiranës, gjobit me miliona lekë banorët “kriminelë”

IMT nis shembjen e kotecëve në fshatrat e Tiranës, gjobit me miliona lekë banorët “kriminelë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com