GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mcgonigal-Rama, Bylykbashi denoncon në Kongresin Amerikan

në Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi: Alibeaj përjashtoi deputetët me ‘bekimin’ e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debatet në Kuvend për çështjen Mcgonigal-Rama kanë qënë të ashpra që nga dita e zbulimit të aferës që sheh si bashkëprotagonist, Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Të shumtë kanë qënë eksponentët e opozitës që kanë kërkuar dorëheqjen si dhe arrestimin e shefit të qeverisë por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar. Edhe kërkesa për të ngritur një komision hetimor në lidhje me skandalin nuk është aprovuar nga mazhoranca, duke acaruar akoma më shumë opozitën.

Në lidhje me aferën Mcgonigal-Rama, ka folur para Kongresit Amerikan, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili ka informuar interlokutorët për faktin se krahu i tij politik ka nënshkruar për të ngritur komisionin hetimor. Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi nuk la pa shigjetuar socialistin Taulant Balla për faktin se nuk pranon ngritjen komisionit hetimor:

“Leproz politik!

Në fillim tha Taulanti se komisioni hetimor parlamentar për skandalin McGonigal nuk ngrihet sepse ka firmosur Sali Berisha dhe PS nuk pranon firmën e non gratave. Sharlatanizëm kushtetues! Më pas Taulanti tha se nuk e ngrenë komisionin sepse firmat e deputetëve kërkues për ngritjen e komisionit hetimor janë falsifikuar.

Sipas tij, unë që kam mbikëqyrur e udhëhequr hartimin e kërkesës, nuk paskam firmosur. Në Uashington informova interlokutorët e interesuar për hetimin që po bën Kongresi amerikan që kemi nënshkruar e do të dorëzojmë kërkesën për komision hetimor.

Budallallëk me brirë i Taulantit nga halli. Të enjten në parlament thanë që nuk ngrihet komisioni sepse kanë në plan që në të ardhmen të ndryshojnë ligjin e komisioneve hetimore. Pra me rregull treshi, paskan pezulluar zbatimin e ligjit sepse me kismet do ta ndryshojnë. E me këtë rast mohojnë të drejtën kushtetuese të 35 deputetëve të ngrenë të papenguar komisionin. Idiotësi kushtetuese nga sikleti.

Të enjten Rama pohoi me gojën e tij thelbin e të vërtetës. Deklaroi se ai nuk do ta lejojë në asnjë rast ngritjen e atij komisioni. Ankthi e shtyn në marrëzi brutale antikushtetuese.

McGonigal do t’i dalë nga hundët. Me siklet. Dhe homologët e tij do të kenë siklet t’i japin dorën, si kryeministrit që korruptoi një zyrtar të lartë me qëllim që të përdorte FBI në luftën e tij për të shkatërruar opozitën.”, shkruan deputeti Bylykbashi.

Etiketa: ballabylykbashiKongresi amerikanMcGonigalRama

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Para
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz

Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com